Preshi bën pjesë në familjen e qepëve dhe hudhrave dhe përmban me shumicë përbërës sulfurik, të cilët rrisin ndjeshëm aftësitë detoksifikuese të mëlçise, ndërkohë që neutralizojnë radikalet e lira. Këto të fundit janë ndër nismëtaret kryesore të aktivitetit kancerogjen në indet dhe organet e njeriut.
Preshi përmban një antioksidant, i cili quhet kaempferol dhe mbron arteriet nga dëmtimet e rrezikshme.
Përmbajtja e lartë në antioksidantë, e bën preshin një ushqim mbrojtës kundër diabetit, inflamacionit, artritit, obezitetit dhe alergjive të sistemit të frymëmarrjes.
Edhe pse njësoj i dobishëm dhe ushqyeshëm si qepa e hudhrat, preshi nuk lë aroma të forta pas konsumit dhe nuk djeg aq shumë. Për këtë është një ushqim ideal edhe për fëmijët e vegjël.
Mbani mend se preshi është një perime e pasur në hekur, vitamine B6, acid folik dhe vitaminë A!