Loading…
4 këshilla për të dalluar mallin e vërtetë nga veshjet jo origjinale
  • 11/11/2017 | 08:31

...

‘’Më mirë të paguash pak më shumë dhe të blesh diçka cilësore, se sa të paguash më pak dhe të marrëdh gjëra shkel e shko’’.


Kjo është një ndër ato shprehje që i themi shpeshherë vetes sa herë që dalim për të bërë pazare dhe e gjejmë veten me një sërë qesesh rrugës për shtëpi.

Por sa të sigurtë jeni që keni bërë zgjedhjen e duhur dhe që veshja e sapoblerë është vërtetë cilësore? Këtë ua zbulon Living me 4 truket e mëposhtme.

  • Mënyra më e mirë për të kontrolluar që bluza e pambukut që keni blerë është cilësore, është të shtrëngoni/shtrydhni një cep të saj për 2-3 minuta. Nëse më pas copa e veshjes suaj duket si një letër e zhubravitur, atëherë nuk keni të bëni me pambuk cilësor, por me një përzierje të tij dhe ndonjë agjenti kimik.
  • Mos blini kurrë veshje me zinxhirë të hapur: Me siguri ju ka ndodhur të keni probleme me zinxhirin e pantallonave të sapoblera i cili ngec vazhdimisht në ndonjë dhëmbëz apo që nuk mbyllet kurrë në fund. Arsyeja është shumë e thjeshtë: në përgjithësi veshjet e markave të lira qëndrojnë të hapur dhe janë plastikë.
  • Një tjetër truk që duhet të provoni për të dalluar nëse veshja juaj është cilësore ose jo, është tërheqja e mëngës. Materialet e pambukut, kashmirit e të mëndafshit janë që s’janë të papërziera me mbetje plastike nuk shformohen, por kthehen sërish në gjendjen fillestare.
  • Një tjetër detaji që duhet t’i kushtoni rëndësi janë edhe kopsat dhe qepja rreth tyre. Markat, qofshin industriale apo artizanale, i kushtojnë rëndësi këtij detaji dhe zgjedhin qepje të forta e kopsa të plota.
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë