Loading…
4 këshilla për vajzat e turpshme
  • 02/06/2018 | 13:10

...

Këto këshilla do t’i ndihmojnë vajzat e turpshme që të tejkalojnë emocionet:


1. Përsoseni të folurin

Mos lejoni që idetë tuaja të tingëllojnë si pyetje. Kur drejtoheni, jini të prera, mos flisni si “mace të lënduara”, sepse kur jeni të pasigurta, s’do të arrini gjë. Për të ushtruar fjalim autoritar, blini diktofon dhe ushtroni në shtëpi.

2. Përmbajuni shifrave, jo mbiemrave

Personave introvertë nuk u pëlqen të lëvduarit e tepërt, por nëse shefi juaj s’e vëren potencialin, punën dhe rezultatet tuaja dhe nëse këto s’i imponohen, e pati puna juaj. Megjithatë, ekziston mënyra që arritjet tuaja t’i paraqisni në mënyrë të pranueshme. Kur ju pyesin se a do ta kryeni punën me kohë, përgjigjuni se do ta bëni dy orë më herët.

3. Drejtojuni shefit për ndihmë

Kërkoni ndihmë nga shefi me butësi, p.sh: A ka ndonjë mënyrë më të mirë ta kryejmë këtë punë? Kështu s’do të keni nevojë të flisni para të gjithëve, që do të ndikojë në shtendosjen e atmosferës.

4. Investoni në dukje

Dukja juaj flet për ju para se ta hapni gojën. Për këtë investoni në gardërobën tuaj, që t’i tregoni shefit se mendoni për punë. Shmanguni ngjyrave të mbyllura, të hirtës dhe kafes. Zgjidhni ngjyra më atraktive, të buta dhe të hareshme.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë