Loading…
4 presidentët amerikanë që janë akuzuar për skandale seksuale
  • 29/11/2017 | 18:08

...

Kohëve të fundit skandalet seksuale të personave të famshëm janë përhapur jashtëzakonisht shumë nëpër botë. Duke përfshirë këtu artistë e politikanë, e shumë fytyra tjera publike që kanë miliona adhurues falë përkushtimit të tyre, megjithatë këto skandale po i zhgënjejnë.


Në mesin e këtyre personave janë edhe politikanë, si presidentë, kryeministra e shumë ministra nga e mbarë bota. Ndër ta janë edhe presidentët më të fuqishëm, ata të Shteteve të Bashkuara të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë përfshirë në këto skandale shkruan Gazeta Metro.

Më poshtë mund t’i lexoni 4 histori skandalesh të presidentëve të Amerikës, Bill Clinton Lyndon Johnson, John Kennedy dhe Donald Trump.

Bill Clinton 

Para zgjedhjes si president Bill Clinton u vu përballë një numër akuzash për sulme seksuale. Më pas ai dha dëshmi të rreme për një marrëdhënie seksuale me një praktikante të Shtëpisë së Bardhë. Ndaj tij filloi procesi për shkarkim nga posti por ai u shpall i pafajshëm. Ishte koha kur interneti sapo kishte filluar:

“Nuk diskutohet që Bill Clinton ishte me fat. Nëse skandali do të kishte shpërthyer pas masivizimit të internetit, Clintoni ndoshta nuk do të kishte mbajtur postin,” thotë historiani Richard Reeves.

Lyndon Johnson

Presidenti Lyndon Johnson tregoi talent të rrallë gjatë kohës që ishte anëtar i Kongresit. Biografët thonë se ai kishte edhe një numër marrëdhëniesh jashtëmartesore.

Por ai nuk ishte i pari që njihej për histori të tilla. Shumë historianë besojnë se Thomas Jeffersoni kishte fëmijë jashtë martese me skllaven e tij Sally Hemmings.

Një historian thotë se nuk është për t’u çuditur që disa politikanë kanë lidhje të tilla jashtë martesore.

“Vetë politika mbështetet tek arti i joshjes. Këtë punë bëjnë këta njerëz në karrierën e tyre,” thotë historian Richard Reeves.

John Kennedy 

John Kennedy njihej për marrëdhëniet me një numër grash para dhe gjatë kohës që ishte president. Por shumë amerikanë nuk e njihnin këtë aspekt të jetës së tij gjatë kohës kur ishte gjallë.

Marrëdhëniet jashtë martesore mes dy të rriturve nuk janë të paligjshme.

“Duhet të bëjmë dallim mes atyre që synojnë marrëdhënie me individë në moshë të mitur, për shembull me vajza 14-veçare. Në raste kur ka lidhje mes dy të rriturve, megjithëse mund të jetë diçka e pakëndshme, nuk do të ishte akt i paligjshëm,” thotë ekspertja ligjore Ariela Gross.

 

Donald Trump 

Në 2005 Donald Trump u regjistrua me zë duke bërë komente për akte të papërshtatshme me gratë.

“Ky rast ia vlen të përmendet, pasi ai po mburrej se prekte gratë mes këmbëve, gjë që do të cilësohej si sulm seksual. Ishte një akt i dënueshëm me ligj. Por e vemtja dëshmi janë fjalët e tij,” thotë ekspertja Ariela Gross.

Shumë burra, ndër ta edhe presidentë shpesh ekzagjerojnë ngjarjet për t’u mburrur, thotë historiani Reeves. Po ashtu burri dhe gruaja në incident mund të japin variante të ndryshme të ngjarjes, duke u dhënë mundësi përkrahësve dhe rivalëve të komentojnë mbi këto rrëfime, qofshin apo jo të vërteta./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë