Loading…
4 sekrete të kartelës së bankës që duhet t’i dimë të gjithë
  • 06/10/2017 | 18:06

...

Kartelat e bankave ne i përdorim çdo ditë për të tërhequr para nga automatet e bankës, për të paguar fatura ose për të transferuar para.


Megjithatë, ka shumë gjëra që lidhen me kartelën tonë, e që ne mund të mos i kemi ditur deri sot. Bright Side ka përpiluar një listë të disa gjërave që në përgjithësi nuk dihen, e që mund të jenë interesante për kuriozët.

 

Për çfarë janë të gjithë ata numra në kartelë?

Shumica e kartelave kanë numër serik me 14 shifra. Secili grup i numrave në atë radhë përfaqëson diçka tjetër. Për shembull, numri i parë është numri i sistemit, pastaj i bankës dhe i llogarisë.

Mbrojtja me simbole sekrete

Pak njerëz e dinë që kartelat janë të mbrojtura me simbole sekrete ashtu si paratë. Nëse e vendosni nën dritën ultraviolet, në kartelën Visa do të shfaqet një V e madhe.

Debit apo kredit?

Kartela e bankës mund të jetë debit apo kredit. Ndryshimi kryesor qëndron në faktin që marrja e kredit kartelës kërkon një marrëveshje të veçantë dhe banka nuk ka të drejtë t’ua lëshojë pa pëlqimin tuaj. Me të mund të kryeni më shumë shërbime, duke përfshirë mbitërheqje.

Ana tjetër e kartelës.

Në anën e prapme të kartelës janë ca gjëra shumë të rëndësishme. Si për shembull, kodi CVV që shërben për blerje online dhe transaksione të tjera. Askush nuk duhet ta ketë atë numër përveç jush, pasi me të mund të bëhen blerje pa e pasur fare kartelën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë