Loading…
4 shenja që lajmërojnë shtatëzaninë
  • 02/09/2017 | 21:25

...

Nëse nuk e keni ditur çdo njeri është ndryshe, dhe shenjat e shtatëzanisë poashtu ndryshojnë. Por po i veçojmë 4 shenja kryesore që lajmërojnë shtatëzaninë.

Çdo femër e di se mungesa e periodave në muajin është ajo që gjithmonë qon mendjen te shtatëzania. Kjo është shenja e parë që gratë shohin. Ka nga ato femra që nuk i kanë të rregullta dhe faktore të ndryshëm kontribuojnë në çrregullimin e periodave.

1. Vajtje të shpeshta në banjë. Edhe para se të shfaqet mungesa e periodave në muajin e parë shumë gra shtatëzëne kanë thënë që shkojnë shumë shpesh në banjë, madje dhe natën. Kjo ndodh mbasi embrioni është implantuar në mitër dhe fillon të prodhojë hormonin e quajtur HCG (Human Chorionic Gonadotropin). Ky hormon shkakton urinim të shpeshtë.

2. Lodhje. Rraskapitje, lodhjet janë shenjë e hershme e shtatëzanisë. Kjo lodhje shkaktohet nga nivelet e larta të hormonit Progesterone.

3. Ndjenja e marramendjes, vjellje në mëngjes (drekë dhe darkë). Kjo ndjenjë për disa gra nuk është vetëm në mëngjes. Shumë gra shtatëzëne ndihen kështu gjatë gjithë ditës dhe mandje në darkë, afërsisht gjysma e grave shtatëzëne kanë vjellje.

4. Gjoksi i lënduar dhe i zmadhuar. Nëqoftëse je shtatëzëne, gjoksi do zmadhohet, dhe do të jetë i lënduar, njësoj siç është përpara periodave. Kur trupi mësohet me rritjen e nivelit të hormoneve, atëherë dhimbja ikën.

Këto janë 4 shenjat e përgjithshme që secila femer preferohet t’i di rreth shtatëzanisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë