Loading…
4 shenjat e horoskopit që duhet t’u keni frikë kur janë nervoz
  • 17/06/2017 | 10:56

...

Mund t’ju ketë ndodhur dje, sot, para pesë minutash ose dhe tani që po lexoni këtë artikull. Është e vetmja gjë që nuk mund ta planifikoni dot, e vetmja gjë nuk e shmangni sado të përpiqeni.


Po flasim për shpërthimet e inatit, për ato momente të errëta ku secili prej nesh del nga vetja duke nxjerrë anën e tij më të keqe, anën që nuk do të donte t’ia njihte askush.

Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë. Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por pesë shenjat e mëposhtme janë ato që duhet t’u rrinë larg, në të kundërt u piu e zeza. Ja cilat janë ato:

1.Akrepi: Në pëgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur, pasi nuk dihet kurrë si mund të përfundojnë.

2.Luani: Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij shpërthimit. Në përgjithësi dinë të ruajnë qetësinë dhe të mos përfshihen emocionalisht, por në momentet e inatit harrojnë gjithçka. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.

3.Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Demi shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’u ngulë brirët. Madje s’është nevoja t’i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, pasi demi i inatosur sulmon çfarë t’i dalë përpara.

4.Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shërthimet e tyre të inatit janë të pakontrolluara, janë shumë të ashpër me gjuhën dhe sulmojnë pa u menduar dy herë. Lërini të qetë në momentet e tyre të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk..aq sa nuk do të donit të kishit lindur më mirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë