Loading…
4 shenjat e horoskopit që nuk e duan gjumin
  • 04/10/2018 | 18:30

...

Shumica e të rriturve duhet të flenë 7 deri në 9 orë gjumë në mbrëmje . Sidoqoftë, të gjithë e dinë vetë sa orë gjumë kanë nevojë. Por ka disa shenja të zodiakut që nuk flenë shumë. Sipas intv.al bëhet fjalë për : dashin, shigjetarin, ujorin dhe binjakët.


1. Dashi

Është e pamundur të dihet nga vjen  burimi i energjisë i dashit, edhe kur nuk flejnë. Ndonjëherë duket sikur nuk kanë nevojë fare për të fjetur. Ata kanë moton: “Unë do të fle kur unë të vdes “. Sipas ekspertëve ata janë shumë aktivë dhe të qenurit të zënë është gjëja më e mirë për një person të shenjës së dashit.

2. Shigjetari

Shigjetari nuk mund të qëndrojë me mendimin se mund të humbasë diçka. Nëse ata udhëtojnë, ata duhet të shohin dhe të bëjnë gjithçka! Ata nuk do ta lejojnë gjumin t’i pengojë që të shijojnë gjërat që i rezervon jeta. Shigjetarët  e dinë sa I rëndësishëm  është gjumi, por nuk e duan atë t’i marrë kohën e tyre.

3. Ujori

Ujorët  tentojnë të gjejnë mënyra për të fjetur edhe më pak. Është e çuditshme. Ata duan të mendojnë për zgjidhjet e problemeve, kështu që mund të qëndrojnë zgjuar gjatë natës. Ujori, sipas intv.al lufton plakjen,  pra mundohen të shfrytëzojnë çdo çast të jetës për të arritur diçka me vlerë. Nuk duan të humbasin kohën kot!

4. Binjakët

Ata mund të planifikojnë të shkojnë në shtrat në një orë të hershme, por pastaj ata qëndrojnë në rrjetet sociale ose planifikojnë udhëtimin e tyre të ardhshëm deri në orët e vona. Ata e duan gjumin, por vëmendja e tyre shpesh kapet te diçka tjetër përveç gjumit. Mendjen për të bredhur e kanë binjakët!

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë