Loading…
4 të mirat e farës së avokados: Mos e hedhni te mbeturinat më
  • 12/01/2019 | 12:52

...

Fara e avokados preferohet të hahet e jo të gjuhet në mbeturina. Sipas një studimi shkencor të ‘Food Chemistry’, fara e këtij fruti ka aktivitet shumë më të lartë antioksidues dhe përmbajtje më të lartë fenolike, sesa tuli i ngrënshëm i vet avokados, transmeton Gazeta Metro


Pasi që ju kënaq avokado, janë disapërfitime nga të ngrënit të farave të avokados, si përshembull eliminimi i qelizave kancerogjene;

1. Fara anti-kancerogjene

A e dini se 70% e antioksidantëve në avokado gjenden në fara? Farat përmbajnë flavonol, një antioksidant i fuqishëm që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e rritjes së tumorit.

2. Rregullon problemet e traktit tretës

Për shekuj me radhë, në Amerikën e Jugut janë përdorur farat e avokados për trajtimin e shqetësimeve të traktit gastrointestinal, duke përfshirë ulcerën e stomakut, kapsllëkun dhe diarrenë.

3. Shëndeti kardiovaskular

Avokadot janë një burim i shkëlqyer i yndyrave të shëndetshme në sajë të përmbajtjes së tyre të aminoacideve dhe fibrave distike. Fara gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e nivelit të kolesterolit parandalimin e pllakave në arterie etj. Dr. Tom Ëu, fitues i çmimit “World Famous Doktor”ka pohuar gjithashtu se konsumon farën dhe ia rekomandon dhe pacientëve.

4. Forcon sistemin imunitar

Duke parandaluar përhapjen e radikaleve të lira dhe infeksionet bakteriale, virale dhe kërpudhore, farat e avokados forcojnë sistemin imunitar.

Antioksidantët e fuqishëm në farat e avokados kanë treguar të ngadalësojnë procesin e plakjes duke rindërtuar kolagjenin, duke riparuar dëmtimin e qelizave dhe duke përmirësuar pamjen dhe cilësinë e lëkurës suaj. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë