Loading…
4 ushtarë rusë u vranë në Siri
  • 27/05/2018 | 13:44

...

Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha se 4 ushtarë rusë u vranë në Sirinë Lindore.


“Katër ushtarë rusë u vranë nga militantët në Republikën Arabe Siriane”. Në njoftim u tha se shkëmbimi me armë zjarri ndodhi kur disa grupe të terroristëve sulmuan qeverinë siriane gjatë natës”.

Dy këshilltarë u vranë gjatë sulmit ndërsa 5 pjesëtarë tjerë të stafit u plagosën, dy nga të cilët ndërruan jetë nga plagët.

Rusia ka zhvilluar një kampanjë të sulmeve në Siri që nga viti 2015, për të ndihmuar përfundimin e luftës civile në favor të presidentit sirian Bashar al-Assad. (REL)

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë