Loading…
40 vjet e zhdukur, kur kthehet te të afërmit mëson lajmin tronditës për prindërit
  • 07/12/2017 | 17:10

...

Jo rrallëherë ju ka rastisur të dëgjoni histori kur fëmijët ndahen me prindërit dhe takohen shumë vite më vonë, e nganjëherë s’takohen kurrë.


Kështu, një fat të tillë e pati edhe një vajzë nga Argjentina, me emrin Adriana, mbiemri i të cilës nuk është bërë i ditur për arsye të veçanta, ku ajo takohet pas 40 vitesh me të afërmit e prindërve të saj, pasi prindërit i janë zhdukur në vitin 1977, transmeton gazeametro.net

Adriana, 40-vjeçare është rrëmbyer ditën që ka lindur nga një grua, dhe deri në ditën kur i kanë vdekur prindërit që  e kanë rritur, nuk e ka ditur se nuk ka qenë e tyre me të vërtetë.

Ajo është takuar me disa të afërm të saj, falë grupit  “Grandmothers” të Plaza de Mayo, që bën hulumtime të tilla dhe i bashkon familjarët, megjithëse e kuptojë se edhe prindërit i ka të zhdukur.

Adriana thuhet se është fëmija i 126-të e gjetur nga grupi “Grandmothers”, e cila punon për viktimat e “Luftës së Ndyrë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë