Loading…
420 milionë euro nga diaspora për 7 muaj
  • 12/10/2017 | 08:34

...

Gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti në formë të remitancave në Kosovë kanë hyrë hiç më pak se 420 milionë euro dhe në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi 40 milionë euro më shumë remitanca.


Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit korrik në formë të remitancave në vendin tonë kanë ardhur 60 milionë euro dhe nga kjo shumë 13.6 milionë euro kanë ardhur përmes bankave komerciale, 24.6 milionë euro përmes agjencive për transferim të parave, si dhe 21.72 milionë euro përmes rrugëve të tjera.

Gjatë muajit qershor sipas të dhënave të BQK-së shihet se në vendin tonë në formë të dërgesave kanë ardhur 71.1 milionë euro dhe nga kjo shumë 10.1 milionë euro janë dërgesa përmes bankave, 35.2 milionë euro janë transferime përmes agjencive, si dhe 25.7 milionë euro janë mjete që kanë ardhur përmes rrugëve të tjera.

Gjatë muajit maj në Kosovë kanë ardhur në formë të remitancave 67.6 milionë euro, në muajin prill kanë ardhur 57.9 milionë euro, në muajin mars kanë ardhur 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt kanë ardhur 50.7 milionë euro, si dhe gjatë muajit janar në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 48 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë