Loading…
5 arsyet pse burrat kanë ‘alergji’ nga unaza martesore
  • 18/09/2018 | 21:10

...

Kur vjen momenti i shkëmbimit të unazave, lotët dhe gëzimi nuk mund të mungojnë: çdo martesë apo bashkim, që të respektohet, shoqërohet me një simbol që presupozohet të jetë i përjetshëm.


Por ai simbol që shpesh mbajmë në gisht me krenari, për shumë burra kthehet në një ‘peshë’ nga e cila duan të shpëtojnë, sepse është shumë imponuese dhe e dukshme.

Ja pesë arsyet kryesore pse burrat e martuar shpesh herë e evitojnë unazën martesore.

Of, of, of: kështu, me një ankesë thuajse të vazhdueshme, Ai nis të manifestoja ‘vuajtjen’ për atë objekt, i cili ‘ty të pëlqen (sipas tij) sepse je grua dhe të shkon’.

Duhet të jetë një simbol i përkatësisë, rrjedhimisht i besnikërisë dhe këtu qëndron problemi: unaza rri shtrënguar jo aq me gishtin, sesa me ‘shpirtin e lirë’  të bashkëshortit. Nëse bashkëshorti juaj kur bën dush e heq, nëse e heq edhe për të marrë një kaçavidë nga kutia e veglave, nëse nuk humbet rast për ta bërë të ditur se është diçka e bezdisshme, atëherë duhet të kemi kujdes. Tradhëtia mund të jetë pas dere.

Sporti vjen i pari: Me siguri që të shtrangosh një raketë tenisi me unazën në gisht, mund të jetë bezdisëse, por vetëm nëse je mëngjarash. Nëse bashkëshorti nis të thotë që aktiviteti fizik nuk zhvillohet dot me unazën e martesës në gisht, përpiquni menjëherë të kuptoni se çfarë fshihet pas kësaj. Në përgjithësi, përveç rasteve kur unaza ka përmasa të ekzagjeruara, një unazë e hollë nuk bezdis askënd, përveç rasteve kur në palestër është ndonjë super femër pa celulit.

Gjithnjë e vëmendshme: regjistrohu në palestrën ku shkon ai dhe aktivizo radarët, intuita femërore rrallë gabon.

Por është po aq e vërtetë, që për të na kujtuar se janë burra të martuar, shërben shtypi ose rrjetet sociale, të cilat nuk humbin rast për të paraqitur foto të kapura në fshehtësi të çifteve të famshme.

Nga ana tjetër, një gjë është të jesh George Clooney dhe tjetër gjë të jesh një bashkëshort çfarëdo. E kujt i intereson nëse nuk jemi Amal: ne, unazën e martesës e mbajmë gjithnjë.

Në çdo rast, ku nuk vijnë paparacët, vijnë mesazhet: mbani nën vëzhgim telefonin e tij. Beso dhe kontrollo!

E megjithatë, menjëherë pas martese, bashkëshorti i dashur tregon për intolerancë të lëkurës së tij ndaj metaleve.

Ka edhe më keq: një alergji që i provokon bezdi deri në dhimbje! Për të evituar diskutimet e kota, një vizitë e thjeshtë tek mjeku, do ju mjaftojë për të hequr çdo dyshim.

Verdikti i mjekut është i pakundërshtueshëm!

Ndryshim të bindjeve: para se të thoshte ‘po’ në altar, nuk kishte asgjë për t’u ankuar, por që kur jeni martuar ai nuk i duron dot ‘barrierat sociale’?

Ai urren konformizmin, edhe pse ka çdo objekt që ‘bëjnë’ status, që nga këpucët, telefoni dhe deri tek çanta e palestrës.

Kush e di pse, unaza e martesës i duket e stilit të vjetër. Mirë pra, nëse gjërat janë kështu, heqim unazën martesore edhe nga gishti ynë. Jo se do kërkojmë dashuri të reja, por të paktën do shohim reagimin e bashkëshortit teksa na sheh që ndihemi mirë, njësoj si ai.

Unaza nuk bën dashurinë, por të jesh e ndërgjegjshme se si po shkon lidhja jote është thelbësore për një martesë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë