Loading…
5 elemente të banjos që duhet të zëvendësohen rregullisht
  • 15/12/2017 | 22:39

...

Tualeti është një nga vendet ku kalojmë shumë kohë çdo ditë dhe është e domosdoshme që ta mbajmë pastër për të mos vënë në rrezik shëndetin tonë.


Bakteret mund t’i marrim edhe nga furça e dhëmbëve, peshqiri apo nga kabina e dushit.

Ja 5 gjërat që duhet të zëvendësohen në një afat të caktuar në banjën tuaj.
1. Furçat e dhëmbëve – Furça e dhëmbëve është thelbësore për të ruajtur higjienën tuaj orale dhe, për të qenë efektive, duhet të zëvendësohet çdo tre-katër muaj. Për të kuptuar se kur vjen koha për ta ndryshuar, mjafton të shikoni furçat: nëse humbasin formën natyrale dhe fuqinë e tyre, ka ardhur koha për t’i hedhur ato.

2. Peshqirët – Peshqirët duhet të ndryshohen çdo dy-tre ditë, pasi ato janë vendi ideal për përhapjen e mikrobeve dhe baktereve. Për të mos vënë në rrezik shëndetin tuaj gjithmonë duhet t’i mbani peshqirët e pastër.

3. Sfungjerët – Edhe në sfungjerët  e banjës, bakteret arrijnë të shumëfishohen pasi ato janë gjithmonë të lagësht. Është e nevojshme që ato të ndryshohen çdo 3 javë kur bëhet fjalë për ato natyralë, ndërsa ato sintetik mund të përdoren edhe 10 ditë më shumë.

4. Kabina e dushit – Mendimi se kabina e dushit lahet, ndërkohë që bëjmë dush është i gabuar. Çdo herë që laheni, ajo mbushet me baktere dhe myk. Prandaj është e këshillueshme që ta lani atë një herë në javë dhe ta ndryshoni një herë në vit.

5. Rrugica  e banjës – Natyrisht, edhe rrugica e banjës është vendi ideal për përhapjen bakteriale sepse edhe pas përdorimit mbetet e lagur për orë të tëra. Por sa herë duhet ndryshuar? Një herë në javë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë