Loading…
5 gabime të zakonshme që duhet t’i evitoni para se ta bleni veturën
  • 14/09/2017 | 09:57

...

Blerja e veturës, sidomos herën e parë, është një prej vendimeve më të rëndësishme që merrni gjatë jetës. Prandaj, kur të keni bërë paratë e kur të keni vendosur që përfundimisht të bleni veturë, duhet të tregoheni inteligjentë gjatë procesit të blerjes.


Për këtë, gazeta spanjolle El Pais ju sjell 5 këshilla se si të shmangni gabimet e zakonshme para blerjes finale të një veture, transmeton Gazeta Metro.

Mos u ngutni

Përveç nëse keni ndonjë urgjencë, asnjëherë mos u ngutni ta bleni veturën, edhe pse tundimi mund të jetë i madh. Duhet t’i jepni vetes kohë që të merrni parasysh të gjitha kushtet dhe nevojat tuaja për ta zgjedhur veturën më të mirë.

Gabimet në përzgjedhjen e llojit të veturës

Gjithkush ka dëshirë të ketë veturë luksoze me elemente të shtrenjta. Por, është e rëndësishme që të përcaktoni çfarë makine ju duhet dhe të hiqni dorë nga gjërat që nuk do t’ju shërbejnë për asgjë. Produkti, pra vetura, zgjidhet pasi të keni identifikuar nevojat tuaja.

Kërkoni më shumë oferta nga shitësit

Fabrikat, pasi ta prodhojnë veturën, ua rekomandojnë shitësve një çmim real (MSRP). Por, shitësit kanë të drejtë që t’i shesin veturat në varësi nga marrëveshja që kanë me furnizuesin ose ashtu siç e shohin të arsyeshme. Prandaj, kërkoni nëpër shumë pika të shitjes dhe insistoni që të merrni më shumë oferta nga ta.

Mos e ngarkoni veturën me opsione që nuk ju duhen

Nëse bleni veturë të re, do ta keni mundësinë që të shtoni elemente dhe funksione shtesë në makinë. Prandaj, mendoni mirë çju duhet dhe mos shtoni opsione të panevojshme në makinë, që ua rrisin çmimin dhe faturën e mirëmbajtjes.

Gjithnjë provojeni veturën para blerjes

Edhe nëse keni marrë të gjitha informatat e nevojshme për një veturë dhe ndiheni të sigurtë për zgjedhjen që keni bërë, gjithmonë kërkoni që ta provoni makinën në timon, para se të paguani për të. Vozitja mund të nxjerrë në shesh aspekte që në raste tjera nuk do t’i vërenit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë