Loading…
5 gabimet që femrat bëjnë kur depilohen
  • 02/06/2018 | 17:30

...

Funde e pantallona të shkurtra, fustane pas trupi, veshje që ekspozojnë lëkurën, jemi zyrtarisht në stinën e verës, zyrtarisht në sezonin e depilimit rregullisht!


Pas muajsh të gjatë pritjeje, lëkura do të përkëdhelet nga rrezet e diellit dhe femrave i duhet të eliminojnë çdo qime të dukshme nga lëkura.

Ndonëse ekzistojnë shumë metoda depilimi ajo me brisk është më e përdorura. Rreziku për të gabuar nuk është i vogël ndaj më poshtë keni 7 gabimet që bëni kur depiloheni!

Gabimi 1: Nuk përgatisni lëkurën

Mos u depiloni asnjëherë nëse lëkura juaj nuk është e lagësht! Në të thatë depilimi jo vetëm që është i dhimbshëm por nuk është efektiv. Një ditë më parë duhet të keni bërë një skrab në mënyrë që nga lëkura të keni eliminuar çdo shtresë të vdekur qelizash.

Gabimi 2: Përdorimi i briskut të partnerit, apo përdorimi i brisqeve për meshkuj

Brisqet e meshkujve janë të projektuar ndryshe nga brisqet e femrave. Këto të fundit kanë në tehet e tyre xhel aloe vera apo vitaminë E duke qenë se lëkura e femrave është me delikate.

Brisqet e femrave duhet të jenë të paktën me 4 tehe për të ndjekur formën e trupit të një gruaje.

Gabimi 3: NUK përdorni krem rroje apo xhel.

Nëse ju nuk e hidratoni lëkurën para depilimit, e sigurtë që pasi të keni hequr qimet lëkura juaj do të jetë e irrituar me puçrra të cilat mund të infektohen.

Gabimi 4: Përdorimi i sapunit apo shampos si xhel rroje

Mund të mendoni se sapuni apo shampoja mund ta zëvendësojnë lehtë xhelin e rrojes, por e keni gabim. Sapuni than yndyrën nga lëkura, duke e bërë më të vështirë depilimin, sipas living. Lëkura kërkon të jetë krejtësisht e hidratuar në mënyrë që qimet të hiqen sa më mirë, shpejtë e pa dhimbje.

Gabimi 5: Lënia e briskut në ujë

Sigurohuni që pas përdorimit briskun ta lani, ta thani me një copë e ta vendosni në një vend të thatë.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë