Loading…
5 gjëra që në asnjë mënyrë nuk duhet t’i fshihni nga partneri
  • 07/09/2017 | 22:51

...

Një marrëdhënie duhet të ketë disa kritere në mënyrë që të funksionojë. Partnerit tuaj nuk duhet që t’i fshihni disa gjëra të rëndësishme sepse në këtë mënyrë mund të përfundoni marrëdhënien tuaj.


  1. Sekretet e mëparshme

Nëse i fshehim gjëra të rëndësishme të cilat më vonë do të zbulohen nga ai, mund të çojë në fundin e marrëdhënies suaj.

  1. Sekrete që lidhen me shëndetin tuaj

Këto janë disa detaje shumë të rëndësishme të cilat duhen treguar partnerit tuaj. Nëse keni një problem të rëndësishëm shëndetësor dhe partneri juaj nuk e di, kjo do të duket si mashtrim në sytë e tij/saj.

  1. Sekretet financiare

Shumë nga problemet mes çifteve ndodhin për shkak të problemeve financiare dhe për këtë arsye duhet të jeni të sinqertë për financat tuaja.

  1. Lidhjet e mëparshme

Ndoshta nuk duhet që t’i tregoni çdo detaj partnerit tuaj sepse mund të shkaktojë xhelozi, por gjërat më të rëndësishme si personat që keni pasur lidhje të veçantë duhet t’ia tregoni.

  1. Sekretet e intimitetit

Është shumë e rëndësishme që të shpreheni me partnerin tuaj për çdo gjë që dëshironi të keni në një marrëdhënie. Nëse gjithmonë i shmangni bisedat intime do ta largoni partnerin nga vetja. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë