Loading…
5 gjërat që çdo grua duhet t’i dijë rreth gatimit
  • 28/07/2018 | 14:59

...

I përkushtoheni gatimit me shumë fantazi dhe gjithmonë është diçka që i mungon? Janë disa truke të vogla që çdo shef kuzhine i përdor dhe janë fantastike për të arritur një shije ndryshe të ushqimit tuaj. Këto 5 këshilla janë shumë të rëndësishme prandaj mos i anashkaloni…


Të gjitha gjërat gati mbi tavolinë para se të gatuani

E rëndësishme para se të gatuani është që të gjitha produktet ushqimore t’i keni mbi tavolinë. Kështu do të shmangni rrëmujën dhe nuk do të harroni asnjë element të recetës.

Thika e mprehtë është thelbësore

Mprehtësia e një thike është një rregull bazë në prerjen e produkteve në gatim. Thikat e trasha jo të mprehta janë të rrezikshme dhe e vështirësojnë punën.

Shija është e para
Duhet të dini se pjata provohet para se të serviret. Ndonjëherë pak më shumë kripë ose piper do e ndryshojnë fytyrën e pjatës suaj.

Kripa është e para

Mos u frikësoni nga kripa. Nëse po gatuani një vakt të freskët në vend të një ushqimi të paketuar ju duhet të vendosni kripë në sasinë e duhur në mënyrë që shija të jetë kryesore.

Vendosni një peshqir të lagur poshtë dërrasës që prisni ushqimin

Dërrasat që pritni ushqimin janë shumë të rrezikshme kur ju keni një thikë në dorë dhe po përpiqeni të prisni diçka. Një peshqir i lagur nën dërrasë do e bëjë dërrasën më pak të rrëshqitshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë