Loading…
5 hapa për bërxolla të shijshme
  • 24/06/2018 | 14:40

...

Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Erëzat lërini drejtpërdrejt para përgatitjes.


Mishin e përgatitur lëreni pak të qëndrojë para se ta prisni. Në vijim po ju japim disa këshilla se si duhet të përgatitni mishin.

1 – Kur ta nxirrni mishin nga frigoriferi, lëreni pak të qëndrojë në temperaturë dhome para se të filloni ta fërgoni. Nëse menjëherë e qitni në tigan, ndërkaq dëshironi bërxollë mesatarisht të pjekur, rrezikoni që përbrenda të mbetet e papjekur.

2 – Qitni erëza drejtpërdrejt para përgatitjes, sepse nëse e bëni këtë veprim disa orë më parë, bërxollat mund të mbeten të thata.

3 – Gjatë fërgimit, mos e shponi mishin me pirun me qëllim që ta rrotulloni, sepse në atë mënyrë lëngjet dalin dhe bërxollat do të bëhen më të thata.

4 – Mos u frikësoni nga nxehtësia, ndonjëherë është e domosdoshme që ta nxehni tiganin në temperatura të larta, për shembull kur dëshironi t’i bëni kërcëlluese koret e bërxollës së pulës apo të viçit. Gjithashtu kur fërgoni dhe piqni mish, mos e mbushni tiganin, sepse do të ftohet tepër dhe nuk do të qarkullojë mjaft nxehtësi përreth mishit.

5 – Kur mishi të jetë gati, lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta para prerjes, sepse ashtu lëngjet të cilat gjatë zierjes “kanë ikur” pas shpimit të bërxollës, do të kthehen në qendër. /Telegrafi/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë