Loading…
5 këshilla për t’i bërë fotografitë që të merrni më shumë ‘like’ në Instagram
  • 05/11/2018 | 21:46

...

Po si t’ia bëjmë që ajo që postojmë  të pëlqehet nga të gjithë?


Ja disa këshilla, sipas intv.al  sesi të marrim shumë “like” në Instagram:

1- Të bëni foto gjatë ditës

Ngjyrat e qarta bëjnë që fotoja të jetë më e bukur dhe të theksohen më mirë detajet që i përkasin fotos. Kjo nuk do të thotë se natën nuk duhet të bëjmë foto, por sa më të qarta, aq më shumë “like” do merrni.

2- Të  siguroheni që fotoja  të ketë ngjyrë të ndritshme

Instagrami është thjesht pasqyrim i mënyrës sesi e shohim botën, plot ngazëllim dhe ngjyra. Në qoftë se fotoja është e   mrekullueshme, por  nuk është aq e ndritshme apo e gjallë , duhet ta rregullojmë vet me efekte të ndryshme.

3- Të përzgjidhni një vend të veçantë

Vendi ku bëhet fotoja është i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në bukurinë e saj. Ne mund të nxjerrim foto në  natyrë apo  në një rrugë të bukur.

4- Nëse jeni pjesë e fotos, të tregoheni sa më të lirshëm

Duhet të harroni faktin, se impostimi në një pozicion të caktuar, do na japë shumë” like”. Të tregoheni vetvetja dhe do pëlqeheni më shumë me natyralitetin dhe gjendjen tuaj të momentit.

5-Të zgjidhni orarin e duhur

Secili nga ne ka një orar të caktuar, kur është më i  lirë për të postuar  një foto. Duhet të llogarisni edhe kur miqtë tuaj  janë më aktivë, për t’ju bërë “like” jo shumë larg kohës pasi e keni postuar.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë