Loading…
5 këshilla që të mos ngarkoheni shumë për pushime: Gjërat që ju duhen në valixhe
  • 07/07/2018 | 14:58

...

Mania për të marrë sa më shumë gjëra me vete kur ikim me pushime është diçka që duhet “sistemuar” pak. Nuk keni pse të merrni një pafundësi gjërash të panevojshme me vete sepse me shumë mundësi nuk do përdorni as gjysmën e tyre.


Lexoni disa këshilla që mund t’ju hyjnë në punë:

-Fillimisht, mos merrni shumë valixhe me vete. Nëse do të largoheni për një kohë të gjatë, 2 valixhe janë mjaftueshëm. Nuk është e pamundur nëse merrni vetëm gjëra që u hyjnë në punë.

-Kujdes me përzgjedhjen e rrobave. Ju do të jeni shumicën e kohës me rrobat e banjës dhe nuk do të keni shumë hapësirë për rrobat e tjera përveç se në darkë. Kështu që mos merrni shumë.

-E njëjta këshillë shkon edhe për make up-et. Do i përdorni përsëri në darkë dhe e mira është që të mos e ngarkoni shumë fytyrën në netët e nxehta të verës.

-Produktet e plazhit janë pak më shumë të rëndësishme. Të gjithë duam të nxihemi kështu që mos harroni vajrat, por askush nuk dëshiron të digjet kështu që mos harroni as kremrat me faktorët mbrojtës kundër diellit.

-Dhe në fund,por jo nga rëndësia, të gjitha produktet e higjienës personale. Ato mund ti merrni të gjitha.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë