Loading…
5 këshillat për të realizuar një set të paparë fotografik për dasmën tuaj
  • 01/06/2018 | 23:12

...

Fotot e fejesës (nëse do ketë një të tillë, sigurisht) mund të rezultojnë një tmerr i vërtetë – fotografi nuk e di cila është ana juaj më e mirë, nuk po bëni një selfie dhe sikur të mos mjaftonte, presioni është i madh. Prandaj kushtojini pak kohë 5 rregullave të arta për të shkrepur foton perfekte.


1. Sigurohuni që fotografi/ja të jetë i duhuri. Pyesni dhe merrni rekomandime nga miqtë tuaj. Një profesionist i mirë do të bashkëpunojë dhe do të realizojë vizionin tuaj e gjithashtu do t’ju japë këshilla për dekorin, veshjen e gjithë organizimin; i di më mirë disa gjëra, kështu që le t’i besojmë.

2. Zgjidhni një vend që ka kuptim për ju ; mund të jetë në shtëpi, në park, në rrugë, në librari në plazh, në kafene etj.

3. Mos e mundoni veten duke menduar për çdo detaj të fotos. Shijojeni momentin, argëtohuni dhe silluni natyrshëm. Nëse nuk i kontrolloni dot emocionet gjatë fotove, merrni kohë për t’u relaksuar dhe përqëndrohuni vetëm tek partneri.

4. Mbani mend që nuk jeni duke xhiruar një set fotografik mode, ndaj mos u sikletosni më kot për veshjet. Vishni diçka që ju qëndron mirë dhe ju shkon pa thyer kodin e një eventi të tillë.

5. Shumëllojshmëri! Duhet me patjetër që të ketë një gamë të madhe të fotografive. Kërkoni që disa të jenë horizontale, disa nga larg e të tjerat më nga afër e sigurisht zgjidhni këndet më të mira.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë