Loading…
5 mënyra se si të mbroni shëndetin tuaj në punë
  • 05/01/2018 | 23:29

...

Të gjithë mund të mendojnë se të punuarit në një zyrë, mund të jetë një punë e rehatshme dhe pa shumë lodhje, por të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin tuaj. 


Gjithmonë këshillohet që pas një ore punë ulur në karrige, të ngriheni në këmbë dhe të çlodheni për 10 minuta. Nëse nuk keni mundësi për ta bërë këtë gjë, ne ju japim disa këshilla sesi ta mbroni shëndetin tuaj, kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë.

1-Mos i kryqëzoni këmbët kur qëndroni ulur. Kjo mënyrë e vënies së këmbëve, vështirëson qarkullimin e gjakut, dhe shkakton dhimbje në pjesën e pulpës së këmbës.

2-Mos qëndroni shtrirë në karrige. Nëse e keni të nevojshëm, merrni një jastëk të vogël që nuk duket shumë dhe vendoseni pas shpinës, në mënyrë që të mos ndjeni dhimbje shpine.

3-Mënyra si i vendosni duart në tavolinë ka rëndësi. Mos i zgjasni duart duke punuar shtrirë, pasi më pas do të ndjeni dhimbje.

4-Dhimbja e qafës mund të evitohet duke punuar drejt në kompjuter. Mos qëndroni e kërrusur apo e shtrirë.

5-Nëse ndjeni dhimbje apo lodhje të syrit është koha që të vizitoheni tek një mjek për të vënë qoftë edhe syze qetësuese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë