Çfarë mund të bëjmë për të zbutur ankthin që kërcënon çdo ditë shëndetin mendor? Kërkimet në Universitetin e Michiganit, sugjerojnë një aktivitet të thjeshtë që mund të bëjë mrekulli në këtë rast.
Po flasim për të shprehurit përmes shkrimit. Të shkruarit ndihmon në çlirimin e energjive negative duke na bërë më të frytshëm në çfarëdolloj angazhimi. Ja disa këshilla për të nisur siç duhet me këtë mënyrë të shprehuri të vetes.
Përdorimi i lapsit dhe letrës, aktivizon zona të ndryshme të trurit si dhe nxit kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësinë në zgjidhjen e problemeve.
Që procesi i të shkruarit të jetë efektiv, më shumë se sa çfarë bëtë shkruani se si ju bëri të ndiheni një situatë e caktuar. Për këtë ju duhet të ndiqni dy hapa që përfshijnë pyetjet :”Çfarë ndodhi” ndjekur nga “Si u ndjeve rreth asaj që ndodhi?” çka do të evidentojë arsyet e stresit si dhe mënyrat për t’i kaluar më lehtë.
Në një proces si ky, me rëndësi është hedhja e mendimeve në letër dhe jo të korrigjoni veten gramatikisht.
Nëse doni të shihni përfitimet e tij, ky duhet të jetë një aktivitet jo sporadik. Kërkimet thonë se duhen 18-250 ditë për të zhvilluar një zakon të ri ndaj përpiquni ta bëni atë një zakon, duke i kushtuar çdo ditë, 5 minuta përpara se të shkoni për të fjetur.
Duke ditur se askush nuk do të mund t’i lexojë, do t’ju bëjë të ndiheni më të hapur dhe komodë dhe të çlirët në hedhjen e mendimeve, ideve dhe emocioneve në letër.