Loading…
5 mësime nga qeni
  • 09/01/2017 | 22:36

...

Qentë edhe pse janë kafshë ata janë pjesëtarë të shumë familjeve. Ata zënë vend shumë të rëndësishëm në jetën e njerëzve, saqë kujdesen për ta njejtë siç kujdesen për fëmijët e tyre, dhe u ofrojnë shumë dashuri.


Qeni e ndjen dashurinë e pronarit të tij, madje ekspertët thonë se ata gjithashtu edhe mbajnë mëri me ta, sidomos kur dalin për të shetitur dhe nuk i kushtojnë vëmendje atyre. Përveç kohës që kalojmë me kafshë ne mesojmë shumë gjëra për jetën pikërisht nga ta. Gazetametro.net ka përzgjedhur disa mësime që njerëzit i marrin nga qeni, si kafsha më besnike e njeriut.

1.Dashuria në largësi

Qeni është mik i njeriut, madje shumë i afërt dhe kur pronari i tij largohet për një kohë larg shtëpisë ai nuk e zbeh dashurinë që ka për të, dhe në momentin që kthehet i hidhet në përqafim njejtë si më parë.

how-dog-memory-works

2.Jetoje momentin

Ne shpesh hutohemi duke menduar për të ardhmen tonë, brengosemi kur punët nuk na shkojnë siç duhet dhe mundohemi të gjejmë zgjidhje duke menduar me orë të tëra. Por, për qenin momenti është më i rëndësishëm dhe kjo vërehet fare mirë kur tërë kohën të rri pranë duke t’u lutur për të dalur jashtë, pavarësisht gjithçkaje ai nuk humb kohë asesi për t’u merakosur.

3. Fal dhe kërko falje

Qentë nuk mbajnë mëri, ata pajtohen lehtë dhe i pranojnë fajet e tyre. Në momentin e parë që u jepet mundësia ata bëjnë paqe me të tjerët.

thul-571a0332-3d53-51bc-8189-e2a4771f3470

4.Jeta është e shkutër

Njerëzit jetojnë shumë më gjatë se qentë, por të qëndrosh me një qen shumicën e kohës do ta kuptosh se si ai mundohet ta shfrytëzoj çdo minut të kohës, duke mos humbur asnjë akivitet të tij, dhe nuk është i prirur të pres sikur njerëzit, për ta kënaqur veten.

Doghouse DJ

5.Gjumi është i rëndësishëm

Qeni punon shumë, luan shumë dhe flen shumë. Kjo është arsyeja pse janë kaq shumë energjik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë