Loading…
5 mijë raste të vjedhjes së rrymës në gjykatë, shumica mbesin në sirtarë
  • 02/10/2018 | 14:22

...

Vjedhja e rrymës është prej problemeve që është luftuar më së shumti nga KEDS, mirëpo tani Gjykatat nuk po merren edhe aq me ata që u kapën duke kryer këtë vepër.

Vetë zëdhënsi për informim i KEDS, Viktor Buzhala, ka konfirmuar se në gjykata janë rreth 5 mijë raste në shqyrtim, shkruan gazetametro.net.

“Janë me mijëra raste. Mesatarisht, çdo vit KEDS dërgon në gjykatë rreth 5000 raste” ka thënë Buzhala.

Mirëpo, Buzhala ka thënë se shumica e këtyre rasteve akoma kanë mbetur në sirtarët e gjykatave, duke u shqyrtuar vetëm 20% prej tyre.

“ … janë institucionet e drejtësisë që duhet të jenë më agile në këtë drejtim. Prej rreth 5000 raste që shkojnë çdo vit, nuk po arrihet të shqyrtohen mbi 80 për qind e tyre”, ka përfunduar Buzhala.

Buzhala sqaron se KEDS i ka kryer hapat që është dashur, duke krijuar edhe ekipe të specializuara, e madje edhe duke përgatitur lëndët për në gjykatë, mirëpo ato kanë mbetur duke pritur.

“KEDS ka ndërmarrë çdo gjë që e ka në dispozicion. Ka ndërtuar ekipe të specializuara për luftimin e kësaj dukurie dhe ekipet janë vazhdimisht në terren, ka blerë teknologjitë e fundit që evidentojnë keqpërdorimet, ka ndërmarrë shumë fushata vetëdijësuese, sikurse i përgatitë ë gjitha lëndët e keqpërdorimeve për gjykatë. Kjo ka bërë që humbjet të bijën vazhdimisht”  është shprehur Buzhala.

Sidoqoftë, çështja e vonesës së trajtimit të rasteve nga institucionet e Drejtësisë nuk është problem i ri. Për çdo vit njerëzit e drejtësisë ankohet se nuk kanë mjaftueshëm kuadro për të kryer punën që kërkohet./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë