Loading…
5 ngjyrat që u shkojnë shumë mirë bruneve
  • 30/11/2017 | 23:16

...

Biondet mund të jenë të afta të kapin dritën, por brunet kanë flokët më të parur dhe me shkëlqim.


Brunet janë më me fat kur vjen puna për ngjyrat pasi mund të mbajnë lehtësisht shumë ngjyra në krahasim me biondet. Kur zgjidhni ngjyrën e duhur atëherë edhe lëkura, flokët dhe tiparet dalin më në pah dhe duken më të bukura. Ja 5 ngjyrat që duken një mrekulli tek brunet.

Pink ose roza e fortë

Kjo ngjyrë i bën flokët të shkëlqejnë më shumë dhe lëkura të dali në pah edhe më e pastër dhe me dritë.

E kuqja

Joshëse, e guximshme, sensuale, në të gjithë nuancat e saj duket perfekt tek brunet.

E bardha dhe ngjyra krem

Një ngjyrë që nxjerr në pah lëkurën dhe flokët me pastërtinë e tyre.

E verdha limon

Në ndryshim nga biondet që nuk e mbajnë dot këtë ngjyrë, bruneve u rri shumë bukur duke krijuar një kontrast magjik me flokët e errët.

E kaltërta

Kjo ngjyrë e errët, tradicionale është një thesar në gardërobën e bruneve. E kombinuar me një buzëkuq të kuq dhe flokët e zinj të bruneve i bëjnë ato të duken joshëse dhe engjëllore në të njëjtën kohë.

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë