Loading…
5 ritualet e bukurisë që duhet t’i bëjë çdo vajzë para se të bëhet nuse
  • 22/06/2018 | 16:35

...

Dasma është dita juaj e madhe. Look-u është një nga gjërat që bie më shumë në sy. Ndaj po ju japim disa ‘çelësa’ për të arritur të dukeni bukur me pak përpjekje.


Si një nuse e mirë, ka shumë të ngjarë që një nga përgatitjet më të rëndësishme për ju, përveç zgjedhjes së veshjes së përsosur dhe vendndodhjes, është ajo e bukurisë tuaj.

Pavarësisht nëse preferoni një make up të ngarkuar apo një natyral, diçka është e sigurtë: çdo nuse dëshiron të duket spektakolare në ditën e saj.

Pra, ç’të themi për përgatitjet para ceremonisë?

Mos i nënvlerësoni ato rituale që do t’ju bëjnë të dukeni spektakolare dhe merrni parasysh këto këshilla:

Hidratoni flokët

Trajtojeni veten me një hidratim për flokët i cili do t’u japë atyre shkëlqim. Për këtë kërkoni një shampo të pasur me vitamina.

Nëse keni vendosur t’i lyeni flokët për dasmë, bëjeni këtë dy javë më parë sepse ngjyra që do të dalë , do të zbutet me kalimin e ditëve.

Provo stile të ndryshme para atij përfundimtar

Një muaj ditës së madhe dhe sapo të keni zgjedhur veshjen, planifikoni flokët dhe make up-in.

Ka mjaft foto ku mund të frymëzoheni për stile të ndryshme dhe përdorni atë që ju duket më i përshtatshëm. Kosnultohuni me stilistin tuaj, por mbani mend që fjala e fudnit është e juaja.

Mbani një ditë të lirë për t’u depiluar

Pavarësisht nga metoda që ju do të përdorni- ne rekomandojmë  atë me dyll, sepse zgjat më shumë – është e këshillueshme që të merrni një ditë të plotë  për të kryer këtë ritual bukurie, midis dy dhe tre javëve  para dasmës.

Mos harroni se lëkura juaj është shumë më e ndjeshme në javën para se t’ju vijnë ato, kështu që mund të vuani nga  acarimet.

Rregulloni thonjtë e duarëve dhe të këmbëve

Një ose dy ditë para ceremonisë, pushoni dhe kërkojuni miqve tuaj më të mirë që t’ju shoqërojnë për të rregulluar thonjtë. Do të vrisni dy zogj me një gur. Sepse përveçse do të rregulloni thonjtë e duarëve dhe të këmbëve edhe do të relaksoheni dhe do të flisni pak me shoqëruset e nuses. Për thonjtë zgjidhni ngjyra neutral si bezhë.

Kujdesuni për bukurinë tuaj të brendshme

Rezervoni trajtimet e detoxit pas martesës, por mos harroni të hani me shëndetshëm në ditë afër ditës së martesës.

Ushqimet si patate të skuqura dhe pije me gaz,  bëjnë që stomaku t’iu fryhet ndaj shmangini sa më shumë të jetë e mundur.  Përveç kësaj, pini shumë ujë për një lëkurë shumë të shëndetshme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë