Loading…
5 sekrete e bukurisë së Kate Middleton
  • 29/06/2018 | 23:29

...

Është nga femrat e njohura më të dashura në botë, dhe me të drejtë. Një grua e hirshme, fisnike, bashkëshortja e princit William, mamaja e 3 fëmijëve të adhurueshëm Kate Middleton është mahnitëse!


Por si ia bën Kate Middleton të duket si një princeshë e vërtetë? Kemi zbuluar 5 sekrete nga rutina e saj e bukurisë, dhe po i ndajmë me ju!

1. Ajo mban vetëm manikyr ngjurë nude

Kate Middleton-in nuk e kemi parë ndonjëherë me thonj në ngjyra të tjera, dhe jo vetëm sepse është vetë fanse e këtij stili. Rregullat mbretërore kërkojnë vetëm thonj në ngjyrë natyralë.

Mbi të gjitha, dora e saj ngjan mjaft e hijshme dhe elegante me këtë ngjyrë!

2. Ajo i pret gjithnjë flokët përpara se të lajmërojë që është shtatzënë

Jemi habitur jashtëmase kur e morëm vesh, por është e vërtetë! Ka mjaft kuptim, në fund të fundit. Shtypi do t’i bëjë më tepër foto Dukeshës, kur ajo të lajmërojë ardhjen e një tjetër princi apo princeshe në jetë. Duke qenë se edhe floku do të dobësohet për shkak të shtatzënisë, është mirë që të mos shkojë dëm.

Kur ta shohim Kate-n me flokë më të shkurtra herë të tjera, dimë ç’të presim!

3. Ajo kombinon shampon me balsamin

Ja që shampot 2-në-1 funksionokan, përderisa janë të mira sa duhet për Dukeshën e Cambridge-t!

Vetë stilisti i saj, Richard Ward, i siguron shampo dhe balsam pa sulfat, mjaft hidratuese për flokët.

4. Ajo i shton volum flokëve me këtë metodë

Merrni një krehër dhe luani pak me rrënjët e flokëve tuaj. Më pas, me një krehër furçë, krihni po atë pjesë, dhe voila, flokët tuaj janë voluminozë si të jenë vitet ’60!

Dhe me që ra fjala, kjo metodë daton nga ato vite, dhe nuk del kurrë nga moda!

5. Ajo përdor vaj për fytyrën

Kur ishte shtatzënë me princeshën Charlotte, Kate Middleton kaloi në përkujdesje natyrale për lëkurën e saj, me një vaj trëndafili të egër. Që atëherë, Dukesha nuk e lëshon më vajin e saj. Edhe mamaja e Kate, Carole e adhuron si produkt, për efektin e kadifenjtë që i jep lëkurës.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë