Loading…
5 shenja paralajmëruese të fshehta të goditjes në tru (Foto)
  • 13/09/2017 | 17:02

...

Çdo 60 sekonda, pavarësisht nga mosha ose nga gjinia dikush vdes nga goditjet e trurit. Në botën e sotme një në gjashtë njerëz në mbarë botën do të kenë një goditje cerebrale në jetën e tyre.


Çdo njeri është në rrezik dhe situata mund të përkeqësohet nëse nuk veprohet. Goditjet cerebrale jo vetëm nund të parandalohen, por të mbijetuarit mund të shërohen plotësisht dhe të rifitojnë cilësinë e jetës së tyre me mbështetje dhe kujdesin e duhur afatgjatë, shkruan Gazeta Metro

Më poshtë ju sjellim 5 shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni:

Balanca
Dikush që mund të pësojë goditje do të ketë një humbje të papritur të balancës apo koordinimit. Detyra të thjeshta, si psh vendosja e gishtit në hundë për këta persona do të jetë e pamundur.

Sytë
Shikimi ndikohet në mënyrë dramatike nga goditjet.

Një person që mund të përjetojë ndryshime të papritura në shikim, turbullime dhe verbëri të njërin sy duhet të konsultohen menjëherë me mjekun. Rreth dy të tretat e atyre që pësojnë goditje ju përkeqësohet shikimi deri në verbëri.

Fytyra
Ndryshimi i strukturës së fytyrës, njëra anë më e rënë se tjetra, njëri sy që duket më i përgjumur dhe i mbyllur, ndryshimi i buzëqeshjes në të dy anët e fytyrës mund të diktojë për goditje në tru.

Krahu
Dobësia në njërën anë të trupit, pamundësia për të ngritur të dy krahët në të njëjtën lartësi dhe mpirja janë disa nga shenjat e goditjeve në tru.

E folura qartë
Ata që përjetojnë goditje e kanë të pamundur të flasin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Pas goditjes shumica e njerëzve përjetojnë afazinë.

Afazia është gjendja kur truri nuk është më në gjendje të kuptojë fjalët e duhura për atë që po mendon. Këto gjendje mund të përmirësohen përmes terapisë së fjalës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë