Loading…
5 shenjat që paralajmërojnë se po rritet një tumor në trupin tuaj
  • 17/06/2017 | 15:41

...

Zakonisht trupi ynë na jep sinjale kur diçka jo normale po ndodh. Shumica e njerëzve i injorojnë duke i përcaktuar si momentale apo të padëmshme. Mësoni si t’i merrni seriozisht ato më të rrezikshmet.


Të kruarat e lëkurës

Trupi kancerin e trajton si bakter i huaj dhe sistemi imun e lufton me ndihmën e qelizave të bardha të gjakut. Kjo shkakton shtimin e qarkullimit të gjakut në hapësirat, ku qelizat e kancerit përparojnë, që shkakton të kruarat e lëkurës, skuqje, shtrëngim dhe ndryshim të ngjyrës.

Ndryshimet në urinë

Pa marrë parasysh cili ndryshim qoftë në urinë, si prania e shkumës,  gjakut,  aromës dhe ngjyrës, mund të tregojë se keni nevojë për ndihmë mjekësore.

Ndryshimet në zë

Kanceri i fytit mund të ndikojë në lartësinë e zërit tuaj. Kështu që, nëse vëreni ndryshime në zërin tuaj, kjo mund të jetë shenjë se tumori po rritet në trupin tuaj.

Plagët që nuk shërohen

Në rast se plagës suaj i nevojitet periudhë e gjatë kohore për t’u shëruar, kjo mund të jetë shenjë e kancerit. Shpjegimi qëndron se kanceri merret si prioritet i sistemit imun dhe mbrojtja përqendrohet në qelizat kancerogjene dhe jo në plagë.

Kolla

Janë disa lloje të kancerit, që shkaktojnë kollë, si kanceri i fytit, mushkërive, e madje edhe ai lukthit. Kontrollojeni sa më parë që të jetë e mundur shkakun e kollës suaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë