Loading…
5 shkencëtarët më të famshëm në botë me sindromën Asperger
  • Jan 7, 2017 | 10:42

...

Imagjinoni si do të ishte jeta jonë nëse nuk do të ishte zbuluar akoma as graviteti, as ligjet e termodinamikës, as llambat elektrike, as ligji i efektit fotoelektrik? Sa ndryshe do të ishte bota pa këta shkencëtarë të famshëm, transmeton Gazeta Metro.

Ata janë shumë të njohur, por shumë pak njerëz e dinë çelësin e suksesit të tyre, atë që ata kanë të përbashkët. Ata të gjithë kishin çrregullimin e spektrit autik. Të gjithë njerëzit që e kanë këtë çrregullim jenë të fiksuar pas diçkaje dhe kjo u jep atyre durim dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme për të vazhduar hulumtimet. Gjithashtu sindromi i Aspergerit (çrregullim i lehtë i spektrit autik) i bën njerëzit t’i shohin gjërat ndryshe nga të tjerët. Kur njerëzit e tjerë, së pari, shohin pamjen e plotë dhe pastaj detajet, njerëzit asperger së pari vënë re detajet dhe prej tyre krijojnë pamjen e plotë. Në shumicën e rasteve ky lloj perceptimi krijon probleme, por nganjëherë të çon tek zbulime fantastike që të tjerët nuk i kanë vënë re. Një gjë është e qartë – pa sindromën e Aspergerit këta njerëz nuk do të kishin arritur atë për çfarë ne i njohim ata.

 Sir Isaac Newton (4 janar 1643 – 31 mars 1727)

Sir Isaac NewtonIshte një fizikan, matematikan, astronom, filozof dhe teolog anglez. Ai bëri zbulimin më të rëndësishëm të fizikës – gravitetin dhe tri ligje të termodinamikës, duke themeluar mekanikën klasike, e cila zgjati për tre shekuj të tërë dhe ishte “nëna” e inxhinierisë moderne. Ai tregoi që lëvizjet e objekteve mbi Tokë dhe të trupave qiellorë u nënshtrohen të njëjtave ligje të natyrës. Fakti që teoria e tij e gravitetit ishte në përputhje me ligjet e Keplerit mbi lëvizjen e planetëve, i vuri vizën besimit të gabuar që Toka do të ishte qendra e universit. Nëpërmjet këtyre zbulimeve përparoi revolucioni shkencor.

 Albert Einstein (14 mars 1879 – 18 prill 1955)

Fizikan teorik me origjinë gjermane. I njohur veçanërisht për teorinë e tij të relativitetit. Einstein kishte sens humori dhe duke shpjeguar teorinë e tij, dha provën e relativitetit si vijon – nëse ke një fije floku në kokë, është pak, kurse një fije floku në supë – është shumë. Kështu sasitë mund jenë relative. Gjithashtu Einstein ka zbuluar formulën e barazimit të masës dhe energjisë: – E = mc². Në vitin 1921, ai e mori çmimin “Nobel” në fushën e fizikës “për shërbimin e tij ndaj fizikës teorike dhe veçanërisht për zbulimin e tij të ligjit të efektit fotoelektrik”.

Thomas Edison (11 shkurt 1847 – 18 tetor 1931)

Ishte një shpikës dhe biznesmen amerikan, i cili zhvilloi shumë pajisje, të cilat kanë ndikuar për jetën në të gjithë botën. Këto pajisje përfshijnë fonografinë dhe llambën elektrike që zgjati për shumë kohë. Ai ishte një nga shpikësit e parë, të cilët zbatuan parimet e prodhimit masiv ndaj procesit të shpikjes, ndaj shpeshherë cilësohet si krijuesi e laboratori i parë i hulumtimeve industriale.

Henry Cavendish (10 tetor 1731 – 24 shkurt 1810)

Ishte shkencëtar britanik, i famshëm për zbulimin e tij të hidrogjenit, ose si e quajti ai “erën e ndezshme”. Në vitin 1766, në veprën e tij “Mbi erërat artificiale”, përshkroi dendësinë e erës së ndezshme, e cila gjatë djegies formon ujë. Antuan Lavuasjer më vonë përsëriti eksperimentin e Kavendishit dhe e emëroi elementin pas emrit të tij. Kavendish gjithashtu njihet për matjen e dendësisë së tokës dhe hulumtime të hershme në fushën e elektricitetit.

 Charles Darwin (12 shkurt 1809 – 19 prill 1882)

Ishte një biolog anglez. Pasi ai u bë i famshëm midis shkencëtarëve për punën e tij në biologji dhe gjeologji, ai sugjeroi dhe krijoi teori që të gjitha speciet e jetës janë zhvilluar ose evoluar nga të njëjtët paraardhës, nëpërmjet procesit të seleksionimit natyror. Motivimi e tij kryesor për të krijuar këtë teori, e cila nuk është provuar ende, ishte mohimi i Zotit, për shkak të vdekjes së vajzës së tij të dashur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë