Loading…
5 truke për të pasur një tualet që shkëlqen nga pastërtia
  • 12/09/2018 | 23:06

...

Të paturit një tualet të pastër nuk është aq e lehtë për amvisat, pasi kërkon shumë kohë, lodhje dhe përpjekje.

Pastrimi i tubava apo kanaleve të bllokuara nga flokët, myku, lagështira, ​​muret e veshura, tualeti e bëjnë të gjithën një punë të pakëndshme.

Më poshtë ju mësojmë 5 truke të thjeshta dhe super efektive për pastrimin e tualetit, të cilat ju vijnë në ndihmë: 

Pasqyrë që shndrit
Bëni një zgjedhje të thjeshtë dhe me përbërës natyralë. Sodë buke me peroksid hidrogjeni. Spruconi pak nga përbërja në sipërfaqen e pasqyrës dhe e fshini me një sfungjer. Mund të përdorni krem ​​rroje.

Një vaskë më shumë sesa e bardhë
Një mënyrë për të hequr qafe shtresën e krijuar në vaskë, papastërtitë dhe mbetjet gëlqerore është duke përdorur përzierjen e 1/2 filxhani uthull, 1 filxhani alkooli dhe 1/4 filxhan ujë.

Shtoni të gjithë përbërësit në 4 litra ujë të ngrohtë. Përhapeni përzierjen në mënyrë të barabartë mbi zonat e ndotura, e lini për 15 minuta dhe pastaj thajeni mirë me një copë. Ju do të habiteni se si do të shkëlqejë nga pastërtia vaska juaj.

Një tualet i pastër
Shplarësi i gojës ose pasta e dhëmbëve mund t’ju bëjnë punë për të pastruar tualetin. Aplikoni këtë përzierje (ujë+pastë ose ujë+shplarësin e gojës) në sipërfaqet e pista, prisni për 30 minuta, pastaj pastroni me furçë.

Pllaka të veshura
Një top pambuku e lyeni me zbardhues të oksigjenit dhe kjo do t’ju ndihmojë të mbani pllakat tuaja me shkëlqim dhe larg njollave, papastërtive apo veshjeve të ndryshme. Shpëlarësi i gojës ose pasta e dhëmbëve bëjnë punë gjithashtu.

Heqja e ndryshkut
Heqja e ndryshkut është më e lehtë se sa mund të duket. Thjesht derdhni kripë mbi zonën e ndryshkur, fshijeni dhe shtrydhni pak lëng limoni në zonën e prekur, transmeton shhije.al. Lëngu i limonit reagon duke e shpërndarë dhe minimizuar ndryshkun nga sipërfaqja dhe kripa thith njollat ​​e ndryshkut. Lërini përbërësit të veprojnë gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Më të fundit
...
  • 22/09/2018 | 15:10
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë