Loading…
5 ushtrimet që e përgatisin trupin për angazhimet e përditshme fizike
  • 12/08/2018 | 08:26

...

Aktivitetet e përditshme përbëhen nga lëvizjet asimetrike dhe derisa ju e hapni derën, hyni në automobil, i mbani ushqimet etj., të dy anët e trupit tuaj nuk e bëjnë të njëjtën lëvizje në të njëjtën kohë.


Kjo është arsyeja se pse kryerja e ushtrimeve asimetrike është e shkëlqyeshme për përgatitjen e trupit për t’iu përgjigjur më së miri angazhimeve të përditshme fizike, transmeton Koha.net.

Pjesa kryesore e ushtrimit tuaj është të ndihmoni në stabilizimin gjatë lëvizjeve asimetrike që janë pjesë e aktiviteteve të përditshme. Kjo është arsyeja se pse nuk ka kuptim të ushtrohemi duke bërë vetëm lëvizje simetrike. Shumica e ushtrimeve tradicionale kërkojnë që të dy anët e trupit t’i bëjnë të njëjtat ushtrime, por nëse i shtoni disa lëvizje asimetrike gjatë ushtrimeve, ju do ta aktivizoni trupin në mënyrë të tillë që të mundë të reagojë më mirë ndaj angazhimeve të përditshme.

Pesë ushtrimet që do t’ju ndihmojnë në këtë:

1. Në pozicionin galiç ngrijeni peshën në njërën dorë;

2. Nga pozita në këmbë ngrijeni peshën nga dyshemeja me një dorë;

3. Shtrihuni në shpinë dhe ngrijeni peshën me një dorë;

4. Bëni ngritje të pabarabarta të peshave;

5. Në një pozitë gjysmë të shtrirë ngrini peshat.

Çelësi i secilit prej këtyre ushtrimeve është t’i forconi muskujt e stomakut dhe muskujt e pjesës së poshtme të shpinës dhe t’ju ndihmojnë të qëndroni drejt, edhe nëse pesha juaj e pabalancuar tërheq në njërën anë ose në tjetrën.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë