Loading…
5 vende në Shqipëri që duhet t’i vizitoni patjetër, iu lënë pa frymë |FOTO
  • 01/10/2018 | 08:38

...

Shqipëria njihet si vend turistik, jo vetëm në Europë por anë e mbanë botës.


Është e popullarizuar për bregdetin që e ka, mirëpo në Shqipëri ka vend të cilat konsiderohen si më të bukurat në botë për t’i vizituar.

E nëse e keni në mendje që të vizitoni shpejti, këto janë disa nga vendet të cilat duhet t’i shihni patjetër.

Kruja      

Shumë afër kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, gjendet Kruja e cila njëkohësisht është edhe njëri prej vendeve më të vizituara në këtë shtet,

Kruja lirisht mund të quhet shtëpia e muzeut kombëtar etnografik, por më së shumti njihet për muzeun e Skenderbeut.

Ky muze i vendosur në kalanë e Krujës, është atraksioni turistik më i populluar në Shqipëri.

Kjo kala është vendi prej ku Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe e mbrojti Shqipërinë nga sulmet Otomane.

Kalaja gjithashtu ofron edhe pamje  të mrekullueshme të detit Adriatik.

Thethi

Larg nga disa prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë, në veri të shtetit, gjendët Thethi.

Me lokacion në majet e larta të Alpeve Shqiptare, Thethi dhuron një pamje qetësuese për sytë, e këtë mund të vëreni edhe nga fotot.

Parku Nacional i Thethit, është njëri ndër vendet më të bukura që duhet patjeter ta vizitoni në Shqipëri.

Në këtë vend gjendet edhe ujëvara e Grunasit, e cila është shumë e njohur për vizitorët.

Liqeni i Komanit

Liqeni i Komanit duhet të jetë në listën e secilit që mendon të vizitojë Shqipërinë.

Shumë shpesh i përshkruar si njëri prej vendeve më të mira në botë për të lundruar me anije, udhëtimi i dërgon vizitorët nga diga hidroelektrike në Koman për në portin e Fierzës.

Pogradeci

Një nga vendet më të përhapura për t’u vizituar në Shqipëri është Pogradeci, që gjendet në brigjet e liqenit të Ohrit në lindje të vendit.

Liqeni i Ohrit është më i thelli në rajonin e Ballkanit, ndërsa ana maqedonase e liqenit është me e popullarizuar, por edhe ajo e Shqipërisë është në rritje.

Pogradeci është i njohur për folklorin e pasur, Festivali i Teatrit të Kukullave është njëra prej ngjarjeve më intersante në kalendarin e turizmit të Shqipërisë.

Berati

Qyteti i Beratit është i vendosur në mes të Shqipërisë dhe besohet se është më i vjetri në këtë shtet.

Berati shumë shpesh njihet  me nofkën ‘Qyteti i mijëra dritareve’, pasi që arkitektura e tij është një përzierje e asaj shqiptare dhe otomane.

Vendi më i frekuentuar në Berat është Kalaja, e cila ende është shtëpia e qindra personave./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë