Loading…
5 veprime që duhet t’i bëni për t’i pastruar atletet në mënyrën e duhur
  • 07/11/2017 | 17:34

...

Është e pashmangshme: atletet bëhen pis, edhe nëse ke kujdes maksimal ndaj tyre. Papastërti ka kudo, ndaj përfundimisht je e detyruar t’i pastrosh herë pas here me kujdes.


Ka një udhëzues që të shpjegon hap pas hapi cila është mënyra më e thjeshtë për t’u kujdesur për atletet. Me pak punë dhe pak përpjekje, herën tjetër që do t’i veshësh, ato do të duken sikur i ke blerë sot.

Hiq lidhëset

Përdor një furçë të vjetër dhëmbësh

Me një furçë të vjetër dhëmbësh dhe një lugë çaji me detergjent enësh, pastro çdo pjesë të atleteve që është e papastër. Shiko edhe poshtë atleteve nëse ka çamçakëz. Nëse po, atëherë futi në ngrirje në frigorifer. Kjo mënyrë do ta ngurtësojë çamçakëzin dhe me një thikë plastike do ta pastrosh me shumë lehtësi.

Përdor një sfungjer

Merr një sfungjer të fortë dhe fshi pjesën e gomës të atleteve. Do ta shikosh që funksion dhe ka shumë rezultat, sepse largohet menjëherë papastërtia.

Futi në lavatriçe

Futi atletet në lavatriçe. Mund t’i vendosësh edhe në një rrjetë ose peshqir të veçantë, për të ndaluar zhurmën që mund të bëjnë gjatë larjes, por edhe për të ndihmuar balancimin e ngarkesës. Para se të fillojë procesi i larjes, hidh edhe pak uthull për të larguar aromat e këqija.

Thaji

Për të ndihmuar në përshpejtimin e këtij procesi, mund të përdorësh edhe tharësen, por duke i shmangur nga temperaturat e larta, sepse nxehtësia mund t’i prishë materialin.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë