Loading…
5 zbulime nga gratë që ndryshuan rrjedhën e jetës
  • Jan 9, 2017 | 23:26

...

Shumë zbulime që janë bërë ndër shekujsh kanë ndryshuar rrjedhjen e jetës. Ndoshta edhe pa to do të funksiononte bota, megjithatë shpikjet e reja gjithmonë kanë qenë të mirëpritura, kështu, duke lehtësuar punën tonë me aktivitetet tona ditore.


Gazetametro.net ka përzgjedhur disa nga zbulimet që janë bërë nga gratë, dhe përveç që janë shumë të përdorshme ato sot, e kanë ndryshuar rrjedhen e jetës, që nga zbulimi i tyre.

Maria Skodovska, 1898

marie-curie

Poloniumin dhe Radiumin – Maria Skodovska (Kyri) arriti nga kërkimet e shumta të zbulonte një element të ri që e quajtën polonium, për nder të Polonisë. Në dhjetor 1898 Maria zbuloi një tjetër element të cilin e quajti radium lidhur me radioaktivitetin. Me 1898 familja Kyri me zbulimet që bëri Maria ishin tepër të pasur. Qëllimi i tyre tashmë ishte ta ndanin radiumin në kristale më të vogla. Me një ton pichblend dhe 1/10 e kloridit te radiumit dhe e shpërbashkuan atë në 1902. Maria ishte e para grua e cila mori çmimin Nobel në fizike për ndër te zbulimeve që ajo kishte bërë. Në 1911 ajo mori çmimin Nobel edhe në kimi.

Josephine Cochran- në vitin 1872

josephine-cochran-inventor-dishwaser

Makinë për larjen e pjatave – Ideja për një makinë për larjen e pjatave, nuk lindi nga numri i madh i pjatave që duheshin larë. Shpikësja e saj u detyrua nga shkaqe të tjera. Josefin trashëgoi një borxh të madh pas vdekjes së bashkëshortit. Një nga kujtimet e shtrenjta që ajo kishte në shtëpinë e saj ishte një servis i shtrenjtë prej porcelani kinez, aq shumë kujdesej ajo për këtë servis saqë nuk i lejonte shërbëtorët as t’i preknin me dorë nga frika se mos i thyenin. Këtë servis ata nuk guxonin ta preknin me dorë dhe kështu, servisin askush nuk e kishte larë kurrë që nga dita që ishte blerë. Në vend që t’i shiste ajo bëri atë shpikjen e famshme, që punonte me ujë të nxehtë, që të lahej porcelani. Në vitin 1886 ajo arriti pas shumë përpjekjesh ta regjistronte shpikjen e saj në emrin e vetë.

Meri Keis

jb_nation_maryk_1_e

Kapela prej kashte – Keis është gruaja e parë amerikane që mundësoi regjistrimin për veprën e saj në vitin 1809. Ajo zhvilloi biznesin për realizimin e kapeleve prej kashte, që ishte një arritje shumë e madhe ekonomike për Anglinë e atëhershme.

Ruth Walefild, 1930

6a0112796f38d028a40167667e7fa6970b-600wi

Biskota me çokollatë brenda – Historia e kësaj ideje është shumë interesante, e cila lindi shumë natyrshëm. Një ditë vendosi që në brumin e biskotave të fuste copa çokollate Nestle dhe ashtu veproi. U vërtetua që çokollata nuk u shkri gjatë kohës së pjekjes, duke dhënë kështu një shije unike biskotave. Receta e re u përhap në mënyrë të menjëhershme dhe u bë aq popullore saqë biskotat me copa çokollate Nestle u bënë shumë të kërkuara.

Martha Coston në vitin 1847

63c73498d4909eacf33e90e347b73b8c

Raketa shumëngjyrëshe – Ajo zbuloi tek dokumentat e burrit idenë e sinjaleve e ngjyrshme të raketave për komunikimin mes anijeve, vaporëve. U përpoq dhe ja arriti të krijoi prototipin sipas projekteve që ajo i çoi përpara, por nuk funksionoi. Kaluan 10 vjet duke studjuar dhe krijuar variante të ndryshme projektet e bashkëshortit të saj. Zhvilloi shumë takime, konsultime me shkencëtarë, ushtarakë, por eksperimentet e saj ishin të pasuksesshme. Një natë ajo bashkë me fëmijët shkuan në një panair dhe atje panë fishekzjarret shumëngjyrëshe, ndërsa studionte me imtësi i lindi ideja të vendosë piroteknikë në sinjalet e raketave. Më në fund ky kombinim i solli sukses, dhe ajo mundi t’i regjistrojë sinjalet shumëngjyrëshe në emrin e saj si shpikjen e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë