Loading…
50 njerëzit më të urryer në futboll: Prinë Sepp Blatter, pastaj vjen trajneri i famshëm
  • 06/12/2017 | 16:32

...

Admirimi dhe urrejtja ndaj një personaliteti sportiv janë dy ndjenja që ecin në rrugë paralele.


Revista britanike Four Four Two, ka përpiluar një klasifikim me 50 personalitetet që përçmohen më shumë në historinë e futbollit botëror, ku nuk mungojnë emra të tillë si Pepe, Maradonës, Luis Suarez, Sergi Busquets etj.

Edhe pse me tone shakaje, kjo revistë nuk e ka lënë t’i shpëtojë mundësia për të kritikuar disa prej lojtarëve e personaliteteve të futbollit.

Në krye të klasifikimit si personi më i urryer qëndron ish-presidenti i FIFA, Sep Blatter që e futi qeverinë e futbollit botëror në një skemë të madhe të korrupsionit, diçka që u desh një dekadë për t’u zbuluar.

Në vendin e dytë si personi më i urryer në sportin më masiv në botë ndodhet Jose Mourinho, i cili shpesh e ka përfshirë veten në konflikte dhe polemika të mëdha me të gjithë rivalët e tij.

Sipas Four Four Two, portugezi është nga ata persona që e dëshiron ekzistencën e armiqve të tij.

Podiumin e këtij klasifikimi të revistës britanike e plotëson Harald Schumacher. Për ish portierin gjerman është arritur deri aty sa në Francë është konsideruar si më urryer edhe se vetë Hitleri.

Urrejtja ndaj tij ka lindur për atë çfarë ndodhi në Botërorin 1982 me gjestin e tij antisportiv kundër Battison në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Francës duke i shkaktuar francezit dëmtime të vertebrës.

Klasifikimi i personave më të urryer vijon me Michel Platini, Richard Keys e Cristiano Ronaldon.

Renditja:

50- Sergio Ramos

49- Alan Pardew

48- Robbie Savage

47- Tony Pulis

46- Pepe

45- Alan Green

44- Stan Kroenke

43- Ben Thatcher

42- Neil Warnock

41- Sergio Busquets

40- Steve Evans

39- Vincent Tan

38- Vinnie Jones

37- Roberto Rojas

36- John Fashanu

30- Alex Ferguson

29- Mike Dean

28- Joe Kinnear

27- Silvio Berlusconi

26- Dennis Wise

25- Roman Abramovich

24- Kevin Muscat

23- Richard Scudamore

22- Graeme Souness

21- Andoni Goikoetxea

20- Paolo Di Canio

19- Ashley Cole

18- Diego Costa

17- Mike Ashley

16- Luis Suarez

15- Ken Bates

14- Joey Barton

13- Diego Maradona

12- Karl Oyston

11- Bernard Tapie

10- John Terry

9- Pete Winkelman

8- El Hadji Diouf

7- Luciano Moggi

6- Cristiano Ronaldo

5- Richard Keys

4- Michel Platini

3- Harald Schumacher

2- Jose Mourinho

1- Sepp Blatter

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë