Loading…
6 arsye për ta vizituar Bullgarinë 
  • 07/10/2018 | 19:19

...

Bullgaria ndoshta nuk është në listën e shteteve që njerëzit duan t’i vizitojnë, por kjo ndoshta duhet të ndryshojë sepse Bullgaria është e mahnitshme, e nënvlerësuar dhe destinacion i përsosur udhëtimi sepse është e mbushur me bukuri natyrale dhe me një bollëk vendesh fantastike të cilat mund t’i vizitoni.


Sofje

Shumica e vizitorëve preferojnë ta fillojnë eksplorimin e Bullgarisë në kryeqytet. Sofia ka një ambiente evropiano-lindore, por në çdo anë ka shenja se është duke u adaptuar me epokën moderne. Shumica e atraksioneve kryesore të këtij qyteti ndodhen në qendër, siç është edhe katedralja e arit Alexander Nevsky, e cila ishte ndërtuar për ta nderuar ndihmën që Rusia i kishte dhënë Bullgarisë në luftën e vet për pavarësi nga osmanët në vitet e 1870’ta.

Manastiri Rila

Ky manastir është ndër vendet më të njohura turistike në tërë shtetin, ndërsa gjendet rreth një orë larg me veturë nga Sofja. Enterieri i kishës është i errët, por mikpritës për shumë pelegrinë të cilët e ndriçojnë atë me qirinj.

Qyteti i Vjetër i Plovdivit

Plovdivi është një nga qytetet më të vjetra në Evropë, siç edhe mund të shihet nga rrënojat arkeologjike në qendër të qytetit. Atraksioni kryesor i qytetit është pjesa e Qytetit të Vjetër, ku ka mansione të ndërtuara nga mesi i shekullit 19’të, e që sot shërbejnë si shtëpi për muze dhe galeri.

Bregu i Detit të Zi

Vizitorët të cilët preferojnë të qëndrojnë në vende afër deti, padyshim se do t’i shijojnë lukset e ‘Sunny Beach’ dhe ‘Golden Sands’, por ka edhe shumë plazhe tjera me rërë në breg. Dy destinacionet të cilat ia vlen t’i vizitoni janë qyteti i Sozopolit dhe Nessebarit. Nessebari është shtëpi e rrënojave të disa nga kishave më të hershme në këtë shtet.

Malet

Malet e Bullgarisë i tërheqin skiatorët nga e gjithë bota, e veçanërisht vendpushimet e klasit botëror si Basnko, Boroveti dhe Pamporovo. Skiimi është i mundur edhe në malin Vitosha.

Ushqimi dhe pijet

Ushqimi me të cilin njihet Bullgaria është ‘Shopska Salata’, variacion i sallatës tradicionale greke, ku përmbi ka edhe djathë të grirë. Jogurti bullgar është një nga më të mirët dhe më të shëndetshëm, gjë e cila mund të shpjegojë se përse fshatarët bullgarë kanë një jetëgjatësi të gjatë. Bullgarët nuk hezitojnë as t’i cakërrojnë gotat me raki, e cila zakonisht krijohet vet në shtëpi dhe përmban sasi të mëdha të alkoolit.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë