Loading…
6 arsyet përse është mirë të pini ujë me trangull
  • 07/10/2017 | 21:10

...

Uji me trangull është pije që ofron elemente shumë të mira për organizmin, si për shëndetin, ashtu edhe për lëkurën e bukurinë në tërësi.


Për ta përgatitur këtë lëng mjafton të prisni disa pjesë të holla trangulli, t’i hidhni në ujë natyral e ti lini për 2-3 orë. Mund të shtoni disa gjethe mente dhe disa pika limoni për shije. Më pas mund ta konsumoni gjatë ditës të ftohtë ose në temperaturë ambienti, transmeton gazetametro.net

Më poshtë po ju listojmë 6 përfitimet kryesore të ujit me trangull:

  1. Pakëson oreksin
    Kjo lidhet me faktin se ky lëng ju mban të hidratuar duke ju dhënë ndjesinë e ngopjes.
  2. Hidraton lëkurën
    Trangulli përmban 95% ujë, që ju ndihmon në një hidtarim shumë të mirë të lëkurës, duke ndikuar kështu në parandalimin e rrudhave dhe shenjave të lodhjes në lëkurë.
  3. Antioksidant shumë i mirë
    Trangulli është i pasur me vitaminë A dhe D si dhe me shumë antioksidantë, duke luftuar kështu radikalet e lira.
  4. Detoksifikon
    Trangulli ka aftësi detoksifikuese dhe purifikuese për organizmin, duke ju ndihmuar të largoni substancat e dëmshme nga trupi juaj.
  5. Përmirëson qarkullimin e gjakut
    Trangulli është i pasur me potassium, që ka një ndikim thelbësor në qarkullimin e mirë të gjakut dhe kontrollimin e tensionit.
  6. Ju bën mirë flokëve
    Trangulli ndikon në rritjen e flokëve pasi është i pasur me silikon, fosfor dhe kalcium./gazetametro.net
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë