Mjafton të shtrydhni limonin me ujë të vakët dhe jo në të ftohtë, sepse kjo temperaturë e ujit është idealja për organizmin e njeriut.
Lëngu i limonit me ujë të ngrohtë është vlerësuar si idealja për organizmin, sepse ajo në këtë mënyrë e përgatit organizmin për gjithçka që e pret trupin gjatë ditës, transmeton gazetametro.net.
Mbi të gjitha ajo e detokson trupin, ndikon mirë në lëkurë, e rrit punën e trurit dhe sistemit tretës dhe mbi të gjitha ndikon në humbjen e peshës.
Më poshtë janë 6 arsyet përse është mirë të nisni ditën çdo ditë me ujë dhe limon:
Detokson trupin:
Kjo pije e thjeshtë e bën trupin e njeriut që ti mbledh toksina dhe ndihmon sistemin tretës të punoj më shpejt. Ekspertët thonë se ajo që merret në fillim të ditës stimulon sistemin dhe hidron zorrën e trashë.
Përforcon imunitetin:
Është e njohur që limoni përmban vitamin C, i cili është i njohur për sistemin imunitar, gjë që e mbron trupin e njeriut nga sëmundjet. Limoni është i pasur me kalium, i cili ndikon në stimulimin e punës së trurit dhe sistemit nervor, ndërsa është shumë i mirë për kontrollin e tensionit të gjakut, transmeton gazetametro.net.
E zbukuron lëkurën:
E pastron trupin nga mbledhja e toksinave, uji i nxehtë me limon në mënyrë efikase ndikon në shëndetin e lëkurës, ku bashkë më të edhe në bukurinë e lëkurës, theksuar edhe mos plakjen e lëkurës.
Përmirëson disponimin:
Me vitaminën C të cilën e ka limoni, është i njohur i “Bombë e energjisë”, që do të thotë që trupin tuaj e mbush me energji shumë shpejtë pasi që fillon dita. Preferohet më mirë të pini një gotë ujë me limon se sa një kafe në mëngjes.
Hidron trupin:
Është e rëndësishme, që menjëherë pas zgjimit, ta hidratoni trupin, ndërsa një gotë e tillë është ideale.
E shkëlqyeshme për humbjen e peshës:
Shumë njerëz të cilët janë kujdesur për vijën e trupit, me të nisur dita pinë një gotë ujë me limon. Limoni ka përmbajtje e cila e largon nevojën e ngrënies, ndihmon tretjen e ushqimit të mbetur.
Qetëson kollën
Vetëm se e qetëson kollën, lëngu i limonit, në të cilën keni shtuar pak mjaltë, largon shtresën e bronkolit që e kinë krijuar. Gjithashtu ndihmon edhe njerëzit që kanë asmë./gazetametro.net