Ylli argjentinas Lionel Messi, emri i vërtetë i të cilit është Lionel Andrés Leo Messi Cuccittini, konsiderohet të jetë futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, nga shumë kritikë sportivë.
Ai përveç si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, njihet edhe për bamirësinë e tij, dhe përkushtimin në familjen, duke u veçuar si një person me një karakter shumë të veçantë, transmeton Gazeta Metro
Mesi me Antonella dhe djemtë e tyre, Thiago dhe Mateo
Më poshtë ju sjellim 6 fakte që ndoshta nuk i keni ditur rreth këtij futbollsiti që aktualisht luan për një ndër ekipet më të suksesshme në botë, Barcelonës.
1.Lionel Messin gjyshja e tij e ka motivuar të merret me këtë sport. Ai jo rrallëherë e ka përmendur atë si shtylla kryesore për suksesin e tij, dhe kjo është arsyeja pse ai pas çdo gole, ngrit duart lartë duke shpehur falenderim ndaj saj.
2.Në moshën 10 vjeçare ai pati disa problem shëndetësore, dhe si pasojë trupi i tij u ndal së rrituri, dhe kështu FC. Barcelona ia pagoi atij tërë terapinë hormonale, e cila ndikoi edhe në rritjen e tij.
3.Thuhet se vetëm nga ekipi i Barcelonës ka të ardhura vjetore prej 35 milionë eurosh. Messi ka kontratë me këtë ekip deri në vitin 2018. Çmimi për të dale nga kjo kontratë është 250 milionë euro.
4.Mesi konsiderohet si një person shumë i ndjeshëm dhe i turpshëm. Shumë miq të tij të skuadrës shpeshherë kanë bërë shaka duke thënë se kemi menduar se Messi është memec, pasi rrallëherë është kyçur nëpër biseda.
5.Ai dhe Antonella Roccuzzo, e dashura dhe nëna e fëmijëve të tij janë njohur qysh në moshën 5 vjeçare dhe të dy vijnë nga Argjentina, këtë vit Messi dhe Antonella planifikojnë ta kurorëzojnë lidhjen e tyre shumëvjeçare me martesë.
6.Mesi është i krishter shumë i devotshëm dhe vizitorë i shpeshtë i kishës./gazetametro.net