Loading…
6 femra më të bukura shqiptare të 100 viteve të fundit (Foto)
  • 07/09/2017 | 16:17

...

Shqiptarët jo rrallëherë janë konsideruar një natyrë e bukur në shumë statistika që janë nxjerrë nga  anketa të ndryshme.


Megjithatë, përveç pamjes së jashtme shqiptarët janë edhe popull aktiv dhe punëtor, dhe këtë më së miri e tregojnë shumë talente që kemi nëpër botë, në shumë profesione, me të cilët krenohemi të gjithë, kudo që jetojmë, pasi shqiptarët janë të shpërndarë në shumë shtete, shkruan Gazeta Metro

Më poshtë ju sjellim disa nga këto femra të bukura shqiptare të cilat janë konsideruar si më të bukura në 100 vitet e fundit, megjithëse kjo listë është akoma më e gjatë, mirë po ne kemi përzgjedhur vetëm 6 nga to:

Sara Blloshmi

Femra padyshim më e bukur e Shqipërisë, tejet e emancipuar dhe muzë e poetëve dhe skulptorëve, ajo shfaqej shpesh në pritjet e Pallatit Mbretëror. Thuhet se ajo vallëzonte më shpesh se gratë e tjera me Mbretin Zog, por nuk dihet nëse ka pasur ndonjë lidhje mes tyre.

Nexhmije Pagarusha

Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”.

Parashqevi Simaku

Nëse në Shqipërinë e viteve ’80 do të ekzistonte “YouTube”, ajo do të ishte këngëtarja më e klikuar. Përpos çmimeve të para në festivale këngët e saj janë konsideruar hite të padiskutueshme, që kanë mbetur edhe sot në memorien e të gjithëve.

Edi Luarasi


Aktorja e skenës dhe filmit, prezantuese e festivalit të 11-të në RTSH, rrobaqepëse me kategori të shtatë, ku përpos këtyre virtyteve është vlerësuar edhe për bukurinë e saj të jashtme. Aktorja Edi Luarasi ka interpretuar mbi 70 role në skenë.

Eli Fara


Nëse i hedh një sy titujve të gazetave, Eli Fara konsiderohet si gruaja që ka bërë një pakt të përjetshëm me rininë. Këngëtarja e serenatave korçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Leonora Jakupi

Një ndër këngëtaret më të njohura, të bukura dhe të preferuara në trojet shqiptare është Leonora. Karriera e saj ka filluar në moshën 15 vjeçare ku ka kënduar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”. Kënga e parë ishte “Dallëndyshe bukuroshe”, ndërsa sot ka qindra këngë, shumë të pëlqyera nga publiku. Leonora shquhet edhe për bukurinë e saj natyrale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë