Loading…
6 fotografi që publikohen gabimisht nga portalet shqiptare
  • 12/10/2017 | 22:14

...

Janë 6 fotografi që publikohen gabim nga portalet për disa ngjarje historike të cilat nuk kanë fare lidhje më ato ngjarje apo janë keqinterpretuar. Fmimages.net ka përzgjedhur 6 foto të cilat publikohën gabimisht.


Fotografia e Masakrës se Tivarit

Deri më sot nuk është gjetur asnjë fotografi e Masakrës së Tivarit, ku me mijra shqiptarë u masakruan nga partizanët jugosllav në vitin 1945. Dhe për këtë masakër përdorët një foto që nuk ka aspak lidhje me Masakrën e Tivarit.

Në mungesë të fotografisë origjinale të Masakrës së Tivarit, përdorët kjo foto e Gjenocidit Armen, 1915

Në këtë foto janë armenët duke marshuar në një burg të afërt në Mezireh të rrethuar nga ushtarët e armatosur turq. Kharpert, Armenia, Perandoria Osmane, Prill, 1915
Gjenocidi në Çamëri 1944-1945Kjo fotografi përdoret gabimisht kur flitet për gjenocidin çam. Kjo fotografi është realizu në Ukrainë, ku shihet një ushtar gjerman duke qëlluar një grua hebereje e cila mbanë fëmijën e saj.

Një ushtar gjerman qëllonë më armë në një grua hebreje që mban një fëmijë krah në Ukrainë, ndërsa tre ose katër vetë u rrëzuan për toke nga plumbat gjatë Luftës së Dytë Botërore

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor, 1912

Kjo fotografi përdorët gabimisht si momenti Shpalljës se Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, 1912, po në fakt kjo fotografi është realizuar më 28 nëntor 1913, në përvjetorin e parë të shtetit shqiptar.

Vlorë, 1913. Përvjetori i parë i Pavarësisë së Shqipërisë
Lidhja e Prizrenit 1878

Nuk egziston deri më tani asnjë foto e Kuvendit të Lidhjës së Prizrenit.

Kjo foto është publikuar në disa portale turko-islamike të cilat kanë manipluar duke deklaru se kanë zbulu foton e Lidhjës së Prizrenit.

Në këtë foto janë turq nga Thrakia Perëndimore, Greqi, në vitin 1912

Kardzhali në periudhën e Thrakës Perëndimore Republika Turke
Turgut Pasha më 1910, në çdo 10 metra e ka ngulur në hunj nga një shqiptar!

Nuk ka dyshim që Turgut Pasha ka kryer masakra kundër shqiptarëve në vitet 1910/11.

Por, kjo foto e përdorur si dëshmi të këtyre masakrave nuk ka aspak lidhje më keto masakra të Turgut Pashës. Në fakt në këtë foto janë serbë të cilët janë dënuar me varje nga ushtria austro-hungareze në vitin 1915

Ushtria austriake në Serbi dënon me varje serbët si një ndëshkim për rezistencën guerile kundër Austro-Hungarisë, 1915 / Hana Honzíková.

Refugjatët shqiptarë dhe ushtari maqedon?

Kjo fotografi është botu gabimisht duke e shtrembëruar faktin se fotografia është realizu diku në Maqedoni, por në fakt është realizu në Kukës, dhe ushtari është shqiptar dhe jo maqedon.

KUKES, 1999: Një ushtar shqiptar tërheqë për krahu një refugjat shqiptar, i cili nuk po e respekton  radhën për të marrë ushqimin në Kukës më 19 prill./Reuters
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë