Saranda, vendi i preferuar për shumë turistë si vendor ashtu edhe të huaj.
Me një bukuri magjepëse dhe me ujë të pastër Saranda mbetet ndër pikat më të kërkuara për plazh, dhe më e bukura në bregdetin shqiptar, shkruan gazetametro.net
Më poshtë ju sjellim 8 fotografi mahnitëse të bëra nën ujë në perlën e Shqipërisë.
Saranda është qytet në Shqipërinë jugore në bregun e detit Jon, e vendosur në një shpat mali, me një pamje spekatakualre.
Falë klimës së saj të butë, ia vlen të vizitohet Saranda dhe Shqipëria e Jugut, hotelet mund të prenotohen në çdo periudhë të vitit.
Periudha shumë të këshillueshme janë pranvera dhe vjeshta, për ata që duan të bëjnë ekskursione, ndërsa për ata që duan detin, periudha ideale është nga fundi i majit deri në fund të shtatorit.
Nuk ndodh shpesh që të gjesh në të njëjtin vend site arkeologjike shumë të lashta, të rrethuara nga një det shumë i bukur, ku banojnë njerëz mikpritës në një klimë të jashtëzakonshme.
Kjo është Saranda, që shtrihet buzë Detit Jon, ku Virgjili rrëfen për zbarkimin e Eneas; një vend magjepsës plot histori dhe legjenda. /gazetametro.net