Loading…
6 fotografi të rralla gjatë xhirimit të filmit të famshëm “Titanik”
  • 05/09/2017 | 21:33

...

“Titanik” është një film amerikan nga James Cameron që u shfaq në vitin 1997.


Regjisori, James Cameroo që në të njejtën kohë është dhe skenarist dhe producent i filmit tregon mbytjen e transoqeanikut Titanik” që ndodhi me 14 prill 1912 si shkak i një përplasjeje me një ajsgerb, në të cilën humbën jetën 1513 nga 2227 pasagjerë që kishte në bord, shkruan Gazeta Metro

Filmi u prodhua 1997 me buxhetin e 200 milion dollarëve dhe 85 milion për shpërndarjen e filmit nëpër botë dhe ka fituar 1.8 miliard dollarë në kinematë, dhe kështu vlen  si filmi më i suksesshmi në “box office”, u në rolet kryesore ishin Leonardo DiCaprio si Jack Dawson dhe Kate Winslet si Rose Dewitt Bukkater.

Ky film i ka fituar po ashtu edhe 11 Oskara dhe e mbanë ketë rekord me “The Lord of the Rings: The Return of the King dhe Ben Hur-in”.

Xhirimet e filmit janë zhvilluar në plazhin Rosarita të Meksikes, ku u ndërtua një pishine rreth 37.000 metra katror e mbushur me 76 milion litra ujë, shkruan Gazeta Metro

Xhirimet nisën me 16 shtator 1996 dhe përfunduan 6 muaj më vonë, i gjithë stafi realizues kaloi një provë të vërtetë ‘force’ gjatë xhirimeve.

Filmi u shfaq për herë të parë në “Tokyo International Film Festival” në Japoni dhe në kinema doli me 19 nëntor 1997, dhe vetëm javën e parë fitimet ishin 28 milion dollarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë