Loading…
6 gënjeshtrat e zakonshme që gratë u thonë burrave
  • 27/09/2017 | 23:18

...

Historia e kërkimit në internet nuk është i vetmi sekret i vogël që ndani mes jush. Në një studim të Universitetit A&M të Teksasit, femrat kanë pranuar se i thonë të pavërteta partnerit të tyre në një të tretën e kohës. Kjo mund të thotë se personi me të cilin keni shkëmbyer betimet, ju thotë gjëra që nuk janë të sinqerta. Ndodh që ndonjëherë gënjeshtrat “e bardha” të shërbejnë më shumë se e vërteta.


Ja 6 gënjeshtrat që gratë ua thonë burrave

Seksi ishte i mrekullueshëm
Edhe nëse nuk është duhet ta thoni sa më shpesh këtë fjali. Kjo bën që ta mbani bashkëshortin të kënaqur edhe nga egoja por edhe të tregoni se marrëdhënia vazhdon ende të jetë si më parë.

Trupi yt është në formën e duhur
Edhe kur bashkëshorti juaj ka filluar të vërë bark, nuk është nevoja të bëheni e keqja e historisë. Pa diskutim që morali i tyre në këto momente nuk është edhe aq lart, ndj te ju duhet të gjejnë mbështetje edhe pas shumë kohësh.

Për mua je akoma shumë seksi
Pasioni shuhet me kalimin e kohës kjo është e vërtetë, por është edhe përgjegjësia e femrave. Bëhuni lloji i femrës që e stimulon pasionin. Bshkëshorti juaj ka nevojë të dëgjoj fjalë të tilla.

Më pëlqeu dhurata që më dhe
Asnjëherë mos shprehni pakënaqësi për gjërat që ju dhuron bshkëshorti. Jepini vlerësimin e duhur, (të paktën për përpjekjen) pasi në të kundërt do shkaktoni një debat të kotë, dhe vetëm sa do e bëni të mërzitet me ju.

Nuk e kam problem që po del me shokët
Sigurisht që e keni problem, por kjo nuk do të thotë që shtëpia juaj e re, të kthehet në një burg për bashkëshortin. Bëjeni martesën të lirë, dhe tregoini që pavarësisht të gjithave asgjë nuk ka ndryshuar.

Jo nuk kam blerë gjë, i kam pasur këto rroba
Nuk është nevoja që bashkëshorti juaj të dijë çdo blerje që bëni. Financat janë motiv i madh për debat. Mos e nisni një të tillë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë