Loading…
6 gjërat që meshkujtë i fshehin prej femrave
  • 03/09/2017 | 17:04

...

Sekretet e mëdha që meshkujt i mbajnë të fshehura nga femrat, gjithsesi dalin pak nga pak në sipërfaqe. Dhe gjithë këtë e bëjnë me qëllimin që femrat për ta të kenë mirëkuptim dhe për të ruajtur paqen me to.

Në vijim veçojmë disa nga këto sjellje, të cilat do të mund t’ju befasojnë;

l. Kanë fantazi seksuale

Shumica e meshkujve do ta mohojnë këtë, sepse kanë frikë që do të frikësoheni apo do të keqkuptoni. Më së miri është të uleni me partnerin tuaj dhe të flisni hapur për fantazitë tuaja. Ndoshta disa prej tyre do të mund t’i aplikoni.

2. Nuk u pëlqejnë rrotullat

Meshkujt nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të bisedave tuaja. Ata janë të thjesht dhe nuk u pëlqen analiza e tepruar. Prandaj, mos e ngarkoni partnerin me të gjitha detajet e parëndësishme dhe kaloni menjëherë në temë, transmeton Telegrafi.

3. Nuk dinë çfarë të thonë në takimin e parë

Shumica e meshkujve bisedën e takimit të parë e përjetojnë shumë të dhimbshme, sepse nuk dinë për çfarë të bisedojnë për t’ju impresionuar dhe për t’ju treguar se si ata në fakt janë një rast i mirë për ju.

4. Nganjëherë e duan heshtjen

Ekspertët pohojnë se truri i mashkullit është linear dhe komunikimi ditor në punë krijon impenjim më të madhe se tek femrat. Prandaj ndonjëherë është më mirë që partnerit t’i jepni pak hapësirë dhe qetësi në vend se ta ngarkoni me lloj-lloj bisedash.

5. Shpesh gënjejnë për ta ruajtur paqen

Shumë meshkuj nuk e thonë atë që e mendojnë gjatë grindjeve me të dashurën apo gruan për shkak të frikës se konflikti do të mund të përshkallëzohej. Prandaj ata gënjejnë për disa gjëra vetëm për ta ruajtur paqen në marrëdhënie.

6. Duan të ndihen tërheqës

Meshkujt janë gjithashtu të pasigurt dhe duan ta dëgjojnë mendimin tuaj rreth tyre. Ata duan të dinë se si i shihni dhe çfarë me të vërtetë mendoni për ta. Prandaj, herë pas here duhet t’i tregoni partnerit se pse e doni atë aq shumë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë