Loading…
6 javë pas martesës, burri u zhduk pa gjurmë: 70 vjet më vonë gruaja gjeti të vërtetën (Video)
  • 12/08/2017 | 09:35

...

Kjo histori filloi në vitin 1944 kur 22 vjeçari Billie u takua me Peggy nga Teksasi i SHBA-së. Ata shpejt u martuan, mirëpo nuk patën mundësi që ta shijojnë martesën sepse burri u dërgua në Evropë -në luftën e Dytë Botërore, shkruan Gazeta Metro.


Ajo ishte edhe dita kur ata dy u takuan për herë të fundit, deri…kur diçka ndodhi pas plot 7 dekadash.

Billie kurrë nuk u kthye nga Evropa. Madje, ai u shpall i zhdukur disa ditë pasi arriti në bazën e tij ajrore. Vdekja e tij asnjëherë nuk u konfirmua, kështuqë gruaja shpresonte se një ditë do të takoheshin.

70 vite pas- familjarët e tij po shikonin disa xhirime ushtarake kur edhe zbuluan të vërtetën. Aeroplani i tij ishte rrëzuar në vendin e quajtur Les Ventes. Ky një regjion i Francës.

Billie kishte vdekur si një hero, transmeton gazetametro.net

Sipas banorëve të këtij vendi, burri kishte bërë gjithçka që të shmangte tragjedinë.

Për qytezën e Les Ventes, ai ishte më shumë se një hero- ishte një simbol i sakrifikës dhe altruizmit. Rruga kryesore mbante emrin e tij. Varri i tij është i mbushur me lule.

Një pilot amerikan ishte bërë heroi i vendit francez.

Peggy asnjëherë nuk u rimartua, ajo githnjë ishte në pritje të kthimit të dashurisë së saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: info@gazetametro.net
marketing@gazetametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë