Jeni duke kërkuar një mënyrë të shëndetshme për të humbur peshë? Kjo dietë me kos do t’ju ndihmojë të humbni deri në 6 kilogram në vetëm 11 ditë. Duhet që më pas të bëni disa ditë pushim dhe ta filloni përsëri atë nëse dëshironi të humbni edhe më tepër kilogramë. Kosi përmban yndyrna, karbohidrate dhe proteina të shëndetshme që do t’ju ndihmojnë të humbni peshë duke u ushqyer shëndetshëm. Gjithaçka që duhet të hani në këtë dietë përfshin kosin, frutat, mishin e zier, si dhe perime.
Mëngjesi:
Kos dhe mjedra
1 filxhan çaj të gjelbër ose lëng portokalli
Dreka:
Çaj të ngrohtë bimor
Supë e ftohtë me kos dhe kastravec
85 gr mish i zier
Sallatë me kastravec, domate dhe erëza
1 gotë limonadë pa sheqer
Pasditja:
Domate me kos
Darka:
1 filxhan çaj bimor i ngrohtë
Bizele me kos
1 gotë limonadë pa sheqer
Është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje aktiviteteve fizike. Të paktën bëni një shëtitje për rreth 30 minuta në ditë.